E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Po shtohen serish prurjet rritet shqetesimi per Veriun

Tirane 22 dhjetor NOA - Ka pasur nje rritje te prurje per shkak te ndryshimit te temperaturave ne Alpet tona por edhe ne Malin e Zi.

Kjo k a qene deklarata e ministrit te Energjetikes Ilir Meta per mediat lidhur me situaten me te fundit ne veri duke shtuar se ka patur nje perkeqesim ne kuptimin e rritjes se kuotave ne nivelin e liqenit te Shkodres te ura e Bunes por edhe ne Dajc gje qe eshte reflektuar me nje rritje me gati 1000 ha te siperfaqes nen uje ne raport me nje dite me pare.

Me tej ai ka shtuar se ka patur disa shqetesime ne nje pjese te Bahcallekut ku per shkak te prurjeve te fuqishme te lumit Kir ka patur disa permbytje te disa banesave atje.

Njekohesisht shqetesime jane verejtur ne komunen e Dajcit ku eshte demtuar nje pjese e argjinaturave te fshatit Dajc ku po punohej prej nje kohe te gjate nga forcat e ushtrise dhe nga banoret atje megjithate jane marre te gjitha masat ne menyre qe gjate dites se neserme jo vetem te vijoje operacioni i perditshem ne drejtim te furnizimit te banoreve dhe te sigurimit te rrugeve te kalimit per transportit dhe per te vijuar furnizimin me ushqime me njerezve dhe blegtorite por edhe per te punuar me shpresen se kushtet e motit do te na lejojne per perforcimin e argjinaturave qe jane shume te rendesishme per permiresimin e metejshem te situates ne pergjithesi tha ai.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›