E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali i Umberto Bosit, diplomë në një universitet privat në Shqipëri. Dyshohet se e ka blerë (FOTO)

Share

Prokurorët në Itali, teksa vijojnë hetimet në lidhje me abuzimet e Umberto Bosit dhe djemve të tij, në partinë Lega Nord, kanë mundur që të gjejnë një diplomë të djalit të Bosit, Renzo Bosi, të cilën e ka marrë në një universitet privat në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një diplomë për Administrim Biznes, që është lëshuar nga universiteti privat Kristal në shtator të 2010-s.

Sipas Corriere della Sera, dyshohet që diploma e Renzo Bosit të jetë paguar me paratë e Lega Nord. Mediat italiane bëjnë me dije se ai nuk ka qenë i pranishëm në Shqipëri për të studiuar dhe e ka blerë këtë diplomë, pa kryer studime. Kjo gjë pritet të zbulohet në ditët në vijim.

Po në universitetin Kristal, ka marrë një diplomë për Sociologji, edhe Pierangelo Moscagiuro, partneri i senatores së Lega Nord, Rosy Mauro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›