Grabiten me dhunë tre turistë çekë në Kukës
Tre turistë çekë, që kanë qenë duke udhëtuar në veriun e Shqipërisë, kanë rënë pre e grabitjes në Kukës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Tejdrinit”, në komunën Ujmisht, ku 3 turistë me kombësi çeke, të cilët udhëtonin me automjetin e tyre tip ” Land Rover Defender ” CS 853 8918, ngjyrë të bardhë, janë vjedhur me dhunë.
Shtetasit David Kubat, Michal Benatsky,Vladimir Cerny, të tre lindur e banues në Çeki janë grabitur duke u kërcënuar me fjalë e veprime nga një person me fytyrë të mbuluar pjesërisht me anë të një kapuçi, i moshës rreth 30-vjeë, në kohën kur ata po flinin në ambientet e automjetit të tyre. Ndërkohë grabitësi u ka marrë turistëve një videokamerë, një aparat fotografik, një aparat GPS dhe një aparat telefonik celular. Ndërkaq policia ka nisur hetimet lidhur me këtë rast, ndërsa ka shoqëruar 9 persona në komisariat të dyshuar si autorë të ngjarjes, thuhet në një njoftim të policisë.