E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia Durrës, ende pa projekbuxhet

Bashkia Durrës / foto arkiv

Miratimi i buxhetit me disa muaj vonesa ka ndodhur disa vite radhazi, qëkur PS ka pasur kreun e  Bashkisë, por ka humbur shumicën e votave në Këshillin Bashkiak. 4 vite radhazi, sipas informacionit të dhënë, buxheti është miratuar në fund të muajit prill, ndërsa vitin e shkuar ky buxhet është miratuar në muajin shtator.

Bashkia ka ngritur disa herë zërin duke akuzuar se këto mos miratime kanë pasur në themel luftën politike. Edhe këtë vit përsëritet e njëjta gjë, por këtë radhë ka qenë stafi i bashkise që nuk ka paraqitur projekt buxhetin për miratim.

Kreu i baskisë, Dako, ka deklaruar drafti është gati të paraqitet pas disa ditësh, por ndërkohë ai ka shtuar se nuk ekziston vullneti për ta miratuar atë, pasi edhe paketa fiskale mbi bazën e të cilit miratohet ky buxhet është miratuar me vonesë në fund të muajit janar të këtij viti.

Këtë vit buxheti është i reduktuar, me më pak të ardhura për bashkinë, sepse 30% e të ardhurave të bashkisë përbëhet nga lejet e ndërtimit. Taksa që bashkia vjel nga ndërtimet e reja është bllokuar, sepse KRRT është shkrirë që prej 30 shtatorit të vitit të shkuar, ka thënë Dako. ër sa i përket investimeve në turizëm Dako tha se projektet janë reduktuar për këtë vit, dhe do të investohet, në projekte emergjente.

Ndërsa kreu i PD-së dega Durrës, Igli Cara në një konferencë shtypi ka shprehur shqetësim për gjendjen e rëndë të administrimit të qytetit, për papërgjegjshmërinë publike dhe qytetare të drejtuesve të Bashkisë. Ai ka theksuar se prej 120 ditësh këshilltarët bashkiakë presin projekt-buxhetin. /M.Brunga/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›