E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Politika punësimi për gratë

 

Kreu i LSI-së Ilir Meta, gjatë një takimi me gratë në Skrapar, premtoi politika punësimi pas fitores së zgjedhjeve për të zbutur varfërinë në vend. Meta garantoi gratë për mbështetjen që do të japë LSI ndaj tyre dhe tha se, asnjë forcë deri tani nuk ka organizuar një Konventë të posaçme për gratë, siç organizoi LSI pak ditë më parë, kur mblodhi 4 mijë gra nga e gjithë Shqipëria në Pallatin e Kongreseve. Meta u shpreh më tej se, LSI ka një program të qartë për integrimin e gruas dhe për familjen në përgjithësi, dhe shprehu optimizmin e tij se më 28 Qershor gratë dhe shqiptarët do të votojnë LSI për ndryshimin që ajo do të sjellë. “Ne, u shpreh Meta, kemi përgatitur një pr/ligj për të gjitha këto nëna veterane dhe pensioniste, për të cilat ne nëpërmjet këtij projektligji shprehim përkujdesjen ndaj moshës së tretë, dhe që do ta miratojmë menjëherë sapo të vijmë në pushtet”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›