E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: Të ndryshohet ligji për emërimin e ministrave

 

Zv.kryeministri, Genc Pollo kundërshton procedurën e emërimit dhe marrjes së detyrës nga ministrat e rinj. Duke marrë si shembull rastin e fundit të Ministrit të Kulturës, Ardian Turku, Pollo tha se “është e pakuptimtë që një ministër që është caktuar në detyrë me datë 5 mars, të ulet në skrivaninë e tij vetëm më 17 mars. Kjo rrjedh nga deformimet që i janë bërë sistemit kushtetues para 7 – 8 vjetësh dhe lipset që aktorët politikë të shqyrtojnë legjislacionin për të bërë ndërhyrjet e nevojshme”. Por burime nga presidenca sqarojnë për gazetën arsyen e vonesës së bërjes së betimit nga ana e ministrit të ri. Kështu bëhet e ditur se pas votimit në Kuvend ditën e enjte, të premten kreu i shtetit ishte në Burrel në një vizitë të parashikuar prej disa kohësh. Ndërkohë që tre ditë (e shtuna, e diela dhe e hëna) kanë qenë pushime zyrtare, gjë që ka çuar në bërjen e betimit nga ana e Turkut ditën e djeshme. Pollo prezantoi dje ministrin Ardian Turku, para personelit të Ministrisë së Turizmit. Ai theksoi se Turku ishte spikatur për vizione të reja, iniciativë reformuese e aftësi menaxhuese në detyrat e tij të mëparshme si titullar i qeverisjes vendore në Elbasan dhe se ai kishte besim të plotë se Turku do të vazhdonte punët e mira dhe do të korrigjonte gjërat e nevojshme në krye të ministrisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›