E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Politika te angazhohet per statusin

Kreu i LSI Ilir Meta nga Fieri i ka bërë apel politikës të përmbushë urgjentisht kriteret e mbetura për statusin e vendit kandidatit në BE. Meta tha se është për të ardhur keq që ende nuk janë plotësuar të gjitha detyrimet që vendi të përmushte aspiratën e tij drejt integrimit europian.

Meta i ka bërë këto deklarata gjatë një takimi të Lsi -së në Fier ku kreu i saj shpalosi edhe objektivat e forcës politike që drejton per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Meta tha se në 2013-ën LSI do të jetë një faktor edhe më i fuqishëm në qeverisjen e vendit, për të përmbushur atë që është sfida dhe themeli i programit të LSi-se, integrimin drejt BE-së.

Meta tha se këto anëtarësime të reja ne LSI vijnë në një kohë rritjeje për këtë forcë politike si dhe në prag të zgjedhjeve per kryetar të LSI -së .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›