Panariti ne Stamboll takon homologun e tij turk Davutoglu
Turqia do të zgjerojë praninë turke me investime në Shqipëri. Një garanci e tillë iu dha ministrit të Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti nga homologu i tij turk, Ahmet Davutoglu. Kështu, me ftesë të ministrit Davutoglu, shefi i diplomacisë shqiptare ndodhet për një vizitë në Turqi. Gjatë takimit me homologun e tij ministri Panariti falenderoi Turqinë për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në drejtim të zhvillimit si dhe për njohjen dhe mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.
Ministri Davutoglu e siguroi homologun shqiptar për mbështetjen e hapjes së qendrave të arsimit shqip në Turqi. “Do mbështesim krijimin e qendrave të arsimit shqip dhe kulturës shqiptare në Turqi. Të dy popujt e kanë mbështetur gjithnjë njëri-tjetrin”,- theksoi ai.
Gjatë takimit dy bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet dypalëshe të shkëlqyera, ndërkohë që u shprehen për vijimin dhe zgjerimin pozitiv të tyre në të ardhmen. Njëkohësisht, ministri turk vlerësoi dhe mbështeti politikën rajonale të Shqëipërisë.
Ministri Panariti ftoi homologun turk Davutoglu në Shqipëri, ftesë që u pranua me kënaqësi.