Meta: “Politikanët t’i përgjigjen aspiratës së shqiptarëve”
04/04/2012 Meta në konferencën zgjedhore të LRI-së
Në konferencën e LRI-së në Elbasan kryetari i LSI-së, Ilir Meta, tha se e ardhmja e Shqipërisë është e lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me progresin e procesit të integrimit europian. Sipas tij, garanci më të madhe për një të ardhme që siguron perspektivën e gjeneratave të reja është angazhimi i të rinjve në politikë. Ai u uroi sukses të rinjve dhe veçoi se LRI-ja gjatë këtyre viteve ka qenë shembulli më i mirë i angazhimit konkret plot pasion dhe dashuri për vendin, në radhë të parë. “Ka qenë shembulli më i mirë i investimit të gjithë energjive të të rinjve dhe të rejave, të ëndrrave të tyre për të ardhmen, për alternativën më të lidhur me proceset e integrimit europian në vend, që është LSI-ja”, - deklaroi Meta. Nga Elbasani ai u bëri apel partive politike që të përshpejtojnë përmbushjen e të gjitha prioriteteve integruese të BE-së, që vendi të marrë sa më shpejt statusin e vendit kandidat për në BE. “Ne i ftojmë të gjithë politikanët që të sillen me përgjegjësi dhe në mënyrë konstruktive, sepse vendi ka nevojë për vendime të rëndësishme, ka nevojë për përgjegjësi të përbashkëta në këto momente kur bota është e tronditur nga një krizë serioze ekonomike. Në këto momente Shqipëria nuk duhet të penalizohet më tej për shkak të interesave të ngushta partiake të cilitdo”, - u shpreh kreu i LSI-së.