E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri PD-PS per mandatin e deputetit

04/04/2012  Topalli i përgjigjet kreut të opozitës

“Interpretimin e vendimeve të KQZ-së e bën Kushtetuesja”

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i është përgjigjur dje kryetarit të PS-së Edi Rama, duke kujtuar se nuk është institucioni kompetent që mund të interpretojë vendimet e KQZ-së, pasi një autoritet të tillë e ka vetëm Gjykata Kushtetuese. Sipas kësaj deklarate, Kuvendi shprehet se është e qartë se mandati i takon Partisë Socialiste, por kjo e fundit nuk ka ndjekur rrugën institucionale, siç është, për shembull, ankimi në Kolegjin Zgjedhor. “Akuza e zotit Rama është thjesht qesharake dhe e pabazë, sepse disa javë më parë KQZ-ja ka vendosur zotin Gjon Bardhi si personin që i takon mandati i deputetit. Gjatë kësaj kohe PS-ja ka pasur mundësi ta ankimojë këtë vendim në Gjykatën e Apelit, gjë që ajo nuk e ka bërë. Duke qene se anëtarët e dy forcave politike kishin mendime të ndryshme, Kryetarja e Kuvendit ftoi anëtarët e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve të konsultohen dhe të kontribuojnë me vullnet të mirë dhe me maturi në gjetjen e modaliteteve ligjore për rastin në fjalë. Kryetarja e Kuvendit vlerëson se anëtarët e Këshillit kanë bërë diskutime të përgjegjshme dhe se është e kënaqur që konsultimet për gjetjen e modaliteteve ligjore po vazhdojnë. Ndërkohë Kryetarja e Kuvendit thekson se ky proces po karakterizohet nga transparenca maksimale dhe se procesverbali me transkriptimin e diskutimeve është publikuar në uebsite-n e Kuvendit. Nëse zotit Rama i është mërzitur marrëveshja dhe po kërcënon me rikthimin e politikës së bllokimit, që është natyra e vetme e Edi Ramës, ai duhet të mbajë parasysh se marrëveshjen nuk e ka për hir të mazhorancës”, - thuhet në njoftim.

Vendimi i KQZ-së

KQZ-ja me vendimin e saj 7 me 0 në janar njeh Bardh Gjonin si zotëruesin e mandatit të Rudina Seserit. Ky i fundit me anë të një letre kishte kërkuar që të mos përfshihej në këtë proces, pasi në zgjedhjet e majit të shkuar kishte fituar mandantin e kryetarit të Bashkisë në Fushë-Krujë. Nga ana tjetër, Gjoni figuronte dhe në listën e kandidatëve për deputetë dhe pas ikjes së Seserit KQZ-ja smund të bënte interpretime në bazë të letrës, ndaj iu referua Kodit, i cili përcakton se në rast dorëzimi të mandatit atë e përfiton personi pasardhës në listë.

Shkrimi

Gazeta “Metropol” në shkrimin e saj të datës 13 shkurt e ngrite si problematikë mbajtjen e dy mandateve nga ana e Gjon Bardhit duke e quajtur këtë antikushtetues. Në fakt, me vendim të KQZ-së Gjon Bardhi vazhdon të ketë dy mandate. Në shkrimin me titull “Bardh Gjoni me dy mandate, Kuvendi nuk reagon” thuhej se Këshilli i Mandateve duhej të ishte mbledhur që pas vendimit të KQZ-së më datën 13 shkurt dhe ngrihej shqetësimi për indiferencën e Kuvendit. Por me sa duket pjesë e indiferencës për këtë çështje është dhe PS-ja, e interesuara direkte për këtë mandat.

Ruçi

Përfundimisht dy janë alternativat: ose në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin tia kaloni parlamentit dhe ai përsëri do të thotë të njëjtën gjë në zbatim të Kushtetutës, që nuk është deputet dhe do të vazhdojë lista, ose tia ktheni KQZ-së dhe ajo brenda javës sjell kandidatin tjetër.

Topalli

Unë, parlamenti, ti them KQZ-së se “e keni gabim”, por unë nuk e kam këtë kompetencë, sepse, po ta kem, e bëj. Nuk e kam kompetencën ti them që “e keni gabim”, sepse i bie që të kthej 140 mandate. Nuk është Jozefina, por Shefqeti; nuk është Gramozi, por Aida.

Debatet e plota në Këshillin e Mandateve në lidhje me mandatin e PS

Ruçi: Topalli kandidatja e PD-së për në Presidencë

Përgjigjet Topalli: Do të jem Kryetare e Kuvendit deri më 2013-n

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve të zhvilluar të hënën pasdite është debatuar gjerësisht në lidhje me mandatin e Rudina Seserit. Kreu u grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi dhe Kryetarja Topalli kanë dhënë argumente dhe kundërargumenta në lidhje me këtë çështje, por në debat janë përfshirë dhe Gjiknuri, Rusmali e të tjerë. E ndërkohë që deputetët e opozitës i kanë kujtuar Topalli kandidimin për në Presidencë, kjo e fundit u është përgjigjur se do të vazhdojë të qëndrojë në krye të këtij institucioni deri në fund të mandatit.

Debati i plotë

Jozefina Topalli – Edhe një herë, ta diskutojmë ose ta debatojmë, se mbase jam gabim. Po kur të flisni, merrni mikrofonin.

Arenca Trashani – Si përfundim, ju sugjeroj ti kërkojmë një mendim Gjykatës Kushtetuese për këtë precedent që na është krijuar. Ju siguroj unë që mund të krijohet edhe në të ardhmen, derisa të kemi këtë sistem zgjedhor. Pavlefshmërinë e ka Gjykata Kushtetuese.

Gramoz Ruçi – Së pari, ne nuk kemi të drejtë ti drejtohemi Gjykatës. Së dyti, jam plotësisht dakord me zonjën kur thotë se mandati që i ka dhënë KQZ-ja është i pavlefshëm. Pikërisht këtë duhet të themi ne dhe ti tërheqim vëmendjen. Më korrigjoni nëse ju citoj gabim: “Mandati që i ka dhënë KQZ-ja është i pavlefshëm”. Jemi plotësisht dakord me ju. Pra, KQZ-ja e ka shkelur dy herë ligjin. Mandatin e parë ia ka dhënë KQZ-ja. Edhe mandatin e dytë ia ka dhënë KQZ-ja. Kjo e fundit është në shkelje të ligjit edhe sikur ai të mos kishte zbatuar listën. Atë nuk e detyron asgjë të bënte këtë deklaratë. KQZ-në e detyron ligji ta thërriste atë. E dyta, ai e ka bërë dorëheqjen, ose KQZ-ja ska marrë parasysh dorëheqjen. Unë sot po e dëgjoj se ia ka dorëzuar edhe KQZ-së, ia ka dhënë Kuvendit pa u mbledhur KQZ-ja. Pra, unë e kisha dëgjuar historinë se ju donit ta zvarritni për ta mbajtur peng këtë mandat të opozitës, por kisha dhe kam besim të patundur se ekspertët, juristët e grupit tuaj parlamentar dhe juristët e këtij këshilli nuk do të pranonin ta interpretonin kështu këtë absurditet. Më falni, modestisht pranoj se të dy juristët që janë këtu kanë aq kulturë juridike sa të mos lënë të shkelet mbi profesionalizmin e tyre. Ta gjykoni këtë problem për të mbajtur peng një mandat. Ky më duket absurditeti më i madh që mund të ndodhte. Megjithatë, ja ku jeni, çojeni në Kuvendin e Shqipërisë. Atij nuk i jepni dot mandat, sepse ai ka dhënë dorëheqjen. Nuk bën betimin sipas ligjit që lexuat. Ai nuk pranoi ta bëjë betimin. Ai nuk është deputet. Ai nuk ka mandat. Përpara se ti japësh mandatin, ai të thotë se nuk e pranon atë.

Jozefina Topalli – Zoti Ruçi thotë se ai nuk ka mandat. Në shkresën e KQZ-së me nr. 35, datë 19.01.2012 thuhet: “Bashkëlidhur po ju dërgojmë vendimin nr. 2 të KQZ-së për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit, kandidatit të radhës të listës shumemërore të Parisë Socialiste në qarkun e Durrësit për plotësimin e vendit vakant, i njoftuar nga Kuvendi.” Çfarë do të bëj unë?

Gramoz Ruçi – Ne do ti themi KQZ-së se “ky vendim që keni nxjerrë është i pavlefshëm sipas nenit të Kushtetutës, që thotë: «Kur kandidati nuk e pranon mandatin dhe paraprakisht ka bërë shkresë». Kur ju i keni dhënë një mandat atij zotërie, edhe sikur ai të mos kishte bërë shkresë, ju duhej ta thërrisnit dhe ta pyesnit: cilin mandat do të mbani, zotëri, këtë apo këtë tjetrin?” Këtë duhet të bëjë KQZ-ja.

Jozefina Topalli – Problemi është se Kushtetuta në nenin 71, germa “c” thotë: “Kuvendi nuk e ka këtë të drejtë”. Kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjidhshmërisë ose papajtueshmërisë së parashikuar, në nenet 69 dhe 70, paragrafi 2 dhe 3, duhet ti drejtohesh atij.

Gramoz Ruçi – Kujt?

Jozefina Topalli – Gjykatës Kushtetuese, sepse unë nuk e kam kompetencën të bëj interpretimin.

Gramoz Ruçi – Nuk thotë këtë. Në nen thuhet se mandati që është dhënë është në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe të kodit elektoral. Vendimi që ka nxjerrë KQZ-ja është në kundërshtim të plotë me Kodin dhe Kushtetutën.

Jozefina Topalli – Kush ma jep mua këtë kompetencë?

Gramoz Ruçi – Neni përkatës.

Jozefina Topalli – Cili?

Gramoz Ruçi – Neni përkatës.

Jozefina Topalli – Nuk e ka Kuvendi këtë kompetencë, sepse, po ta kishte, mund të…

Gramoz Ruçi – Pse jemi mbledhur ne? Të shqyrtojmë vendim e KQZ-së. Keni thirrur kandidatin, na keni vënë përpara disa dokumente:

1. Vendimin e KQZ-së.

2. Dorëheqjen e zonjës Seseri.

3. Dorëheqjen e zotit Gjoni.

Vendimi i KQZ-së është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin.

Jozefina Topalli – Zoti Ruçi, ju thoni se vendimi i KQZ-së është në kundërshtim me ligjin dhe me Kushtetutën. Nga ana tjetër më thoni dorëheqjen e zotërisë. Dorëheqje nga çfarë, sepse ju po thoni se nuk ekziston ai mandat? Ne po biem dakord. Të njëjtën gjë po them edhe unë.

Gramoz Ruçi – Në qoftë se KQZ-ja do të kishte pasur parasysh zbatimin e këtyre neneve, nuk do ta kishte marrë këtë vendim.

Jozefina Topalli – Unë nuk jam në gjendje të gjykoj KQZ-në, sepse unë si parlament nuk e kam kompetencën për të zgjidhur pavlefshmërinë.

(Gramoz Ruçi flet pa mikrofon.)

Sepse ne jemi përball një rasti që për mua është i paprecedentë. Ndoshta ju dini ndonjë rast tjetër, por për mua personalisht është i pari. Unë nuk kam pasur një rast tjetër, në të cilin, kur më vjen lista, zotëria në fjalë ka edhe një mandat të dytë në krye të një komune apo bashkie. Kjo e bën të veçantë. Nuk kemi pasur kurrë debat për ndonjë rast tjetër, sepse nuk kanë qenë me ndonjë mandat të dytë. Unë sot kam një zotëri me një mandat si kryetar bashkie dhe me një mandat tjetër që sjell KQZ-ja. Unë në këto kushte po thyej Kushtetutën dhe nuk di si të sillem dhe si të veproj.

Damian Gjiknuri – Është pak qesharake të flasësh se pse është marrë ky vendim. Është absurde të bësh argumente juridike për gjëra që nuk janë, sepse të paktën ata që e dinë këtë punë thonë se ka mospajtim mandati. Domethënë, kur një njeri ka një mandat, por merr edhe një tjetër, ai ka të drejtë të zgjedhë njërin prej tyre. Pra, ky person është zgjedhur kryetar bashkie dhe nuk ka dorëheqje në listë. Lexojeni Kodin, a ka mundësi të heqësh dorë nga lista?

Jozefina Topalli – Më shpjegoni pjesën e parë, sepse ndoshta keni të drejtë. Ju thatë se në ligj thuhet që kur ke dy mandate, ka mundësi zgjedhjeje. Më thoni se ku është e shkruar?

Damian Gjiknuri – Njeriu thellohet duke dëgjuar.

Jozefina Topalli – Na thelloni për të na ndihmuar. Ma gjeni se në cilin nen të Kushtetutës apo të ligjit thuhet se personi mund të zgjedhë kur ka dy mandate se cilin mund të mbajë.

Damian Gjiknuri – Ligji kushtetues është bërë për heqjen dorë si kryetar bashkie përpara kandidimit për deputet për punën e barazisë së garës. Pra, që të mos ndikohej në garë. Në këtë rast zotëria ka hedhur kandidaturën për deputet, ka qenë kryetar bashkie, vazhdon jetën e tij si gjithë të tjerët, nuk zgjidhet deputet, vazhdon punët e tjera.

Jozefina Topalli – Do të vazhdonte të ishte kandidat ai.

Damian Gjiknuri – Nuk ka status kandidat, sepse mbaroi gara. Njeriu është në punët e tij. Çim Babasi ishte në biznesin e tij, ka kundërshtim me Kushtetutën, apo jo?

Jozefina Topalli – Ishte kryetar bashkie Çim Babasi dhe nuk kishte kandidat të dytë.

Damian Gjiknuri – Po të ishte për papajtueshmëri ushtrimi detyre të deputetit, ajo është shumëfunksionale. Dikush është bërë guvernator banke, dikush ka vazhduar biznesin privat dhe dikush është zgjedhur kryetar bashkie, çrëndësi ka, është puna e tij.

Jozefina Topalli – Ka rëndësi, sepse Kushtetuta i përcakton rastet. Ajo nuk thotë se, po të jeni biznesmen, mandati juaj është i pavlefshëm.

Damian Gjiknuri – Kodi Zgjedhor thotë: “Nuk ka marrëveshje për të hequr dorë paraprakisht nga mandati”. Domethënë, kur je kandidat në listë nuk mund të bësh dorëheqje paraprake ose më pas pa ardhur koha për tu bërë deputet. Kur i vjen koha për tu bërë deputet, e pyet nëse e pranon apo jo, sepse nuk ta jep njeri mandatin me zor. Edhe ju nesër mund të kandidoni për presidente, mund të zgjidheni e tillë. Do të jepni dorëheqjen nga mandati i deputetit, apo doni që edhe ju tju shkojë çështja në Gjykatën Kushtetuese?

Jozefina Topalli – Do të më kesh Kryetare të Kuvendit deri në fund.

Damian Gjiknuri – Ka pasur edhe persona të tjerë që kanë kandiduar dhe kanë një mandat, por…

Jozefina Topalli – Jo, jo, flisni me ligj dhe me Kushtetutë.

Damian Gjiknuri – Ligji e ka të përcaktuar qartë, ai thotë “kandidati i radhës”. Ky kandidat zgjedh një punë tjetër, po të dojë të bëjë cirk, bën. Duhet të kuptoni një gjë: dihet se dhe fjala “jurispundencë” është e tepërt në këtë tavolinë, por njihet kjo. Kur ke një mandat dhe ka mospërputhje me tjetrin, duhet të japësh dorëheqjen nga mandati që nuk ka mospërputhje. Pra, ky person ka mandatin e kryetarit të bashkisë dhe nuk pranon detyrën e deputetit, sepse kjo detyrë i erdhi me vendim KQZ-je, nuk kandidoi.

Jozefina Topalli – Ai është kandidat.

Damian Gjiknuri – Edhe ato punët e të mira që bëni po i hidhini në erë për çikërrima. Për një plesht po digjni jorganin.

Jozefina Topalli – Do ta lexoj me vëmendje këtë arsyetim prej juristi që bëre.

Gramoz Ruçi – Nesër njëri nga ne, nuk po ju drejtohem juve, që jeni lançuar mediatikisht si një kandidate potenciale për presidente…

Jozefina Topalli – Kush e tha?

Gramoz Ruçi – Media.

Jozefina Topalli – Ju keni ngritur një komision, në fakt.

Gramoz Ruçi – Është njëri nga ne.

Jozefina Topalli – Si i bëni ju me komision?

Gramoz Ruçi – Ju jeni kandidate, ose unë, ose tjetri. A do të japësh dorëheqjen si deputete?

Jozefina Topalli – A e keni të shkruar në Kushtetutë për këto raste? Në qoftë se është e shkruar, thojeni.

Gramoz Ruçi – Çfarë janë këto?

Jozefina Topalli – Jo, jo, unë flas me Kushtetutë, jo me ëndrra.

Gramoz Ruçi – Përfundimisht dy janë alternativat: ose në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin tia kaloni parlamentit dhe ai përsëri do të thotë të njëjtën gjë në zbatim të Kushtetutës, që nuk pranon të bëjë betimin dhe nuk është deputet dhe do të vazhdojë lista, ose tia ktheni KQZ-së dhe ajo brenda javës sjell kandidatin tjetër. Këto të dyja janë alternativat dhe nuk kemi interpretim tjetër.

Jozefina Topalli – Çfarë ti kthej KQZ-së?

Gramoz Ruçi – Ti ktheni vendimin, sepse është në kundërshtim me Kushtetutën.

Jozefina Topalli – Unë, parlamenti, ti them KQZ-së se “e keni gabim”, por unë nuk e kam këtë kompetencë, sepse, po ta kem, e bëj. Nuk e kam kompetencën ti them KQZ-së që “e keni gabim”, sepse i bie që të kthej 140 mandate. Nuk është Jozefina, por Shefqeti; nuk është Gramozi, por Aida.

Gramoz Ruçi – Ne jemi me të drejta të barabarta, apo jo?

Jozefina Topalli – Ju po më thoni që unë të kthej mbrapsht…

Gramoz Ruçi – Ne po ju themi mendimin tonë, vendimi i KQZ-së është në kundërshtim me Kodin dhe me Kushtetutën, prandaj le tia kthejmë dhe ti themi se “personi që na keni dërguar ju ka dhënë dorëheqjen, sepse ka një mandat si kryetar bashkie, prandaj zbatoni listën në radhë”.

Jozefina Topalli – Zoti Ruçi, unë po ju ndjek, sepse dua të arsyetoj. Problemi është se unë nuk jam kryetare e Gjykatës Kushtetuese, por e Kuvendit.

Gramoz Ruçi – Por ne jemi Këshilli i Rregullores dhe interpretojmë Rregulloren e parlamentit dhe Kushtetutën.

Jozefina Topalli – Po, por jo vendimi e tyre. Po të isha Gjykatë Kushtetuese, ndoshta kështu do të kisha bërë.

Gramoz Ruçi – Po pse e mblodhe?

Jozefina Topalli – Sepse unë mendoj se do të më sjellë një mandat që është i vlefshëm. Deri tani kam pasur mandate të vlefshme. Unë nuk e kam kompetencën të them se është i pavlefshëm. Ndoshta ju keni të drejtë që ai është antikushtetues, por nuk jam ajo që e vendos konfliktin midis institucioneve të tilla.

Gramoz Ruçi – Objekti të thotë se “unë nuk e pranoj këtë mandat”.

Jozefina Topalli – Ky është vërtet një rast i paprecedentë. Unë nuk kam parë dhe nuk kam hasur më parë në një rast të tillë.

Fjalën e ka zoti Rusmali.

Ilir Rusmali – Unë dua të kundërshtoj pak zotin Ruçi dhe besoj se me këtë që do të them do të jetë dakord edhe zoti Gjiknuri.

Vendimi i KQZ-së nuk është i paligjshëm, është i ligjshëm dhe është në fuqi, sepse ky vendim nga subjektet që e konsiderojnë atë të paligjshëm mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor brenda një muaji. Për sa kohë që PS-ja nuk e ka ankimuar brenda një muaji, do të thotë se është i ligjshëm dhe është në fuqi. Ne nuk mund ta kontestojmë dot vendimin me këtë rrugë që thotë zoti Ruçi. Besoj se në këtë pikë është dakord edhe zoti Gjiknuri.

Në këtë diskutim unë vërej dy qëndrime, të cilat po i quaj konkurruese me njëri-tjetrin. Njëri qëndrim thotë, po marr lejen ta perifrazoj: “Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është absolutisht i pavlefshëm”, që është i zotit Ruçi, dhe i dyti thotë që mandati është i pavlefshëm. Pra, janë dy qëndrime, jo tri dhe çdo diskutim tjetër veç do të na harxhojë kohën. Unë dua të shtroj këtu pyetjen: cila është rruga ligjore për njërën alternativë dhe cila për tjetrën?

Jozefina Topalli – Fjalën e ka zoti Islami.

Kastriot Islami – Në vijim të kësaj që tha zoti Rusmali unë dua të them se ndoshta ekziston edhe një situatë tjetër. Po të lexojmë Kushtetutën me vëmendje, do të vëmë re se ka një mospajtim mandati ndërmjet atij të kryetarit të komunës ose të bashkisë dhe mandatit të kandidatit për deputet, por në renditjen kohore, kur dikush është kryetar, nuk mund të jetë edhe kandidat për deputet. Pyetja që shtrohet është: po në renditjen inverse kohore? Pra, përderisa në thelb ka mospërputhje mandati ndërmjet kryetarit të komunës ose të bashkisë dhe kandidatit për deputet, kjo situatë është e paqartë, për mendimin tim, sepse në momentin që zoti Gjoni ka marrë mandatin e kryetarit të bashkisë dhe të komunës ka qenë njëkohësisht dhe potencialisht kandidat për deputet, për të cilin nuk ka asnjë lloj mënyre për ta hequr nga lista. Atëherë, në këtë situatë vendimi që ka marrë KQZ-ja për mua është i paqartë, ndaj kërkon një lloj interpretimi. Pra, unë nuk mund të them nëse vendimi i dytë është i ligjshëm apo i paligjshëm, është kushtetues apo antikushtetues, apo nëse mandati i tij është i vlefshëm apo i pavlefshëm. Unë do të shihja momentin e përputhjes së mandatit të kryetarit të komunës ose bashkisë dhe të kandidatit për deputet në renditjen kohore inverse. Çfarë ndodh në këtë rast? Sepse këtë gjë nuk e ka thënë në mënyrë eksplicite Kodi Zgjedhor.

Jozefina Topalli – Fjalën e ka zoti Strazimiri.

Gent Strazimiri – Megjithëse foli zoti Rusmali më përpara, unë dua ta vazhdoj diskutimin aty ku e la zoti Ruçi.

Po marrim të mirëqenë faktin që KQZ-ja ka marrë një vendim dy, tre apo gjashtëfish në kundërshtim me ligjin. Përpara na kanë ardhur disa letra ose dokumente zyrtare në bazë të një kronologjie të caktuar, ku janë shkruar disa vendime që kanë marrë disa institucione, të cilat nuk varen prej nesh. A do të ishte zgjidhje, po ti dërgonim ne KQZ-së një letër, ku ti themi se ne nuk e mendojmë ashtu siç e mendon ajo dhe se e ka marrë vendim të gabuar? Do të na nxirrte kjo gjë nga situata? Por KQZ-ja mund të na kthejë përgjigje dhe mund të na thotë se gabim e kemi ne, jo ajo. Ku na çon kjo gjë?

Do të mblidhemi sërish ne për ti formuluar një tjetër letër KQZ-së dhe ti themi se e ka përsëri gabim? Ne po kërkojmë një mekanizëm zgjidhjeje, ndaj këtu dalim tek instrumentet që kemi në dorë për ta gjetur atë, por kam përshtypjen se ne nuk e zgjidhim dot lëmshin që mund të krijojë një institucion i pavarur prej nesh. Sepse ne mund tia dërgojmë letrën KQZ-së, por ajo na kthen përgjigjen se e di vetë nëse është i ligjshëm apo i paligjshëm vendimi që ka marrë dhe se ne nuk e vlerësojmë dot atë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›