Presidenti, Berisha: Kemi marrëveshje me LSI-në

Berisha në mbledhjen e Grupit të PD
TIRANE- Kryeministri, Sali Berisha tha sot se mes PD-së dhe LSI-së ka një marrëveshje të shkruar për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Dua tju rikujtoj se në marrëveshjen e datës 2 shtator të vitit 2009 në faqen 3 të kësaj marrëveshje thuhet: Zgjedhja e Presidentit të Republikës do të bëhet mbi bazën e konsensusit midis PD-së dhe LSI-së.- tha kryeministri.
Ky është përcaktimi kontraktual midis dy forcave kryesore të koalicionit qeverisës, shtoi ai.
Berisha sqaroi se në rrethin e parë të takimeve dhe konsultimeve me aleatët spikati në mënyrën më të kristaltë vendosmëria e koalicionit qeveritarë për të nderuar plotësisht Kushtetutën, e cila parashikon në tre raundet e para votimin e Presidentit me 3/5.
Ndonëse ka një marrëveshje e cila autorizon ose përcakton zgjedhjen e Presidentit si konsensus mes PD dhe LSI, ramë plotësisht dakord që të punojnë me përkushtim që Presidenti të zgjidhet me 3/5, siç parashikon Kushtetuta.- tha kryeministri.
Kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit parlamentarë ndërtoi pak a shumë edhe identikitin e Presidentit të ri.
Në takimet me aleatët u konsiderua shumë e rëndësishme për vendin të përzgjidhet në postin më të lartë të shtetit një person me kredenciale të larta, brenda dhe jashtë vendit. Dua ta them, person që shkëput të gjitha lidhjet me partinë nga e cila do të jetë. Natyrisht edhe me pronat dhe problemet e tjera, për sa kohë ai është President i Republikës. I mbyll disa dosje dhe qëndron në skeptrin e kreut dinjitoz të shtetit shqiptar. Ne një orientim të qartë euroatlantik, me atdhetarizëm të padiskutueshëm, pra preokupimi ynë dhe i aleatëve është ti japim vendit jo një president pazaresh, një produkt të pazareve aprincipiale, por një personalitet të besuar nga shqiptarët.- tha Berisha.
Kreu i qeverisë akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama se ai do të përdorë procesin e zgjedhjes së Presidentit për të bllokuar statusin e vendit kandidat ose për të rrëzuar qeverinë.
Betohet se do rrëzojë këtë qeveri me çdo kusht dhe se rrëzimi dhe vetëm rrëzimi është problemi kryesor i këtij vendi dhe i Edi Ramës, dhe se zgjedhja e Presidentit dhe çdo gjë duhet të jetë në funksion të rrëzimit të qeverisë “- tha kreu i qeverisë.
Propozimin katërpikësh të socialistëve për një tryezë mes partive parlamentare, kryeministri e cilësoi si një ultimatum dhe në funksion të politikave të tij bllokuese.
Vijon…