E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Presione Priftit Le te shkonte ne prokurori

Kryetari i LSI-se Ilir Meta deklaroi dje gjate emisionit 5 pyetje nga Babaramo te gazetarit Ilir Babaramo ne News 24 se nese Dritan Priftit i jane bere presione ai duhet ti drejtohej organeve te drejtesise dhe te kerkonte edhe ndihmen e LSI-se.
Zoti Meta ju u shprehet se po humbisni kontaktet me LSI-ne ndaj edhe u bene keto levizje. Ky ishte shkaku kryesor apo cilat jane ato shkaqe te tjera
Asnje shkak tjeter vec ketij shkaku qe natyrisht eshte shume i rendesishem.
Ju e dinit qe ministri i jashtem del me shume jashte shtetit sepse edhe me pare keni qene ne kete post. Pse nuk e dhate me heret doreheqjen nga minister i Jashtem
Po kjo eshte e vertete por nuk kam qene heren e pare ne detyren e kryetarit te partise. Ky vit ka qene shume i rendesishem me impenjime dhe prioritete sepse ka qene procesi i liberalizimit te vizave ai i integrimit evropian dhe ceshtja e Kosoves.
Nese vertete ka qene ky shkaku pse nuk jepni doreheqjen nga postet qeveritare
Besoj se eshte shume e qarte se LSI-ja absolutisht e ka te domosdoshme angazhimin e kryetarit te partise si nje shenje per te treguar vullnetin per te mbeshtetur kete qeveri per te realizuar objektivat e saj.
Performanca e zotit Prifti ska qene shkaku i shkarkimit te tij per shkak edhe te akuzave qe jane bere nga opozita
Nuk dua te hyje ne keto ceshtje absolutisht. Keto sulme te bera vazhdimisht edhe nga opozita e cila ka detyren institucionale te verifikoje akuzat e saj por absolutisht qe ky problem nuk eshte se u ndje sot. Ky problem u ndie qe ne muajt e pare te kesaj qeverisjeje. Ne ne periudhen maj-qershor ndame postin e sekretarit te pergjithshem nga ministri. Por u duk se edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme.
Ja keni kerkuar edhe zotit Berisha para 6 muajsh te beni keto ndryshime
Kjo nuk eshte ceshtje as shkrese dhe as negociatash. Raporti yne me zotin Berisha ka qene shume konstruktiv qe nga fillimi. Do te thote qe te gjitha mandatet e LSI-se jane kompetence e kryetarit te tij qe ka firmosur marreveshjen dhe e forumeve te LSI. Edhe ky problem eshte diskutuar ne menyre shume shoqerore. Ne e kemi diskutuar kete ceshtje dhe as une nuk kam qene i bindur per ta bere nje veprim te tille. Nuk mund te beheshin pa u mbyllur takimet e Sarajeves ishte gjykata nderkombetare ne korrik pastaj rezoluta e Serbise. Kemi disa sfida te cilat gjate kesaj periudhe te cilat kerkonin edhe vijimesine e personit tim.
Si e gjykoni deklaraten e zotit Prifti
Mendoj se ceshtja e rikompozimit te LSI-se se ketu nuk behet fjale per shkarkime se ato nuk jane ne natyren time dhe as te LSI jane ceshtje qe jane diskutuar edhe me pare. Jane diskutuar edhe me Luan Ramen Petrit Vasilin. U kam kerkuar atyre nje angazhim sa me te madh per te kompensuar edhe mungesen time. Eumlshte shume e rendesishme per te gjithe ne te kuptojme qe ne jemi ne funksion te atyre qe na kane votuar dhe nuk mund te jene ata ne funksionin tone. Ministrite sjane as te Metes as te Vasilit dhe as te Priftit. Sa i perket mbledhjes se kryesise ajo ishte vendosur te behej te premten por Prifti ishte ne Vjene dhe meqe kthehej te dielen u la per diten e hene. Une besoj se si me Dritanin si me kryeministrin Berisha si me kryesine e LSI-se qendrimi im ka qene i qarte parimor qe te gjithe duhet te analizojne e reflektojne.
Prifti ka folur per disa deklarata te bera ne kryesine e LSI-se nga Spartak Braho...
Keto me shume mendoj se jane keqinformime apo keqinterpretime. Diskutimi ka qene parimor dhe konstruktiv dhe nuk ka qene dicka e papritur per kryesine perkundrazi ka qene dicka e deshiruar jo ne raport me zotin Prifti. Ai eshte nje nga kontributoret e LSI-se por ne raport me ate qe pret elektorati i LSI ne pergjithesi.
Ja keni komunikuar zotit Prifti
Keto jane bere ne menyre te vazhdueshme dhe jam i bindur qe do te vazhdojme te bashkepunojne ne menyre te plote.
Zoti Prifti tha se ka pas presion dini gje
Nuk me eshte shprehur. Absolutisht po te me ishte shprehur natyrisht do i kisha kerkuar organeve te tjera te siguronin jeten e tij. Ai ne cdo rast duhet tu ishte drejtuar organeve te drejtesise dhe duhet te kishte kerkuar mbeshtetjen tone.
Ai kerkon tju takoje. Cfare do ti thoni
Ska asnje pengese per tu takuar me mua. Do te takohemi shume shpejt.
Nese ligji per SHISH-in vjen ne parlament si do te votoni
Per cdo ndryshim te konsultuar nga NATO ne do te votojme.
Jeni te hapur ndaj PS-se
Kjo linje sjelljeje teper bllokueserefraktare anti-integruese e lidershipit aktual te PS-se e ben te veshtire per te mos thene te pamundur kete lloj bashkepunimi.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›