Meta: Presionet verbale po pengojnë reformat

Ministri i Jashtwm Ilir Meta deklaron se presionet verbale nuk janë rruga e duhur për të çuar përpara reformat. Sipas tij, është fatkeqësi që vendi ka të tillë politikanë të këtij niveli. Kreu i LSI-së shtoi më tej se askush nuk duhet të vetpërjashtohet nga reformat integruese të vendit.
z.Meta tha se Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe se mazhoranca po punon qetësisht në përmbushjen e reformave të kërkuara.
Ilir Meta ka përsëritur disa herë ftesën drejtuar Ramës për të bashkëpunuar në Kuvendin e Shqipërisë.