E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Kushtetuta e garanton hetimin e zgjedhjeve

Deputeti i PS-së Taulant Balla ka deklaruar në një konferencë për shtyp se 20 vendime të Gjykatës Kushtetuese kanë gjetur fajtor Sali Berishën si shkelës të Kushtetutës, ndërkohë që pas çdo vendimi të marrë kundër tij Sali Berisha ka derdhur vrer kundër këtij institucioni. Sipa Ballës në të gjitha rastet Sali Berisha i është kundërvënë Gjykatës Kushtetuese dhe asnjëherë nuk ka pranuar fajësinë e 20 atentateve kushtetuese.
"Tashmë për të gjithë shqiptarët dhe për institucionet ndërkombëtare që monitorojnë Shqipërinë është mëse e qartë domosdoshmëria e hetimit të plotë të zgjedhjeve. Hapja e kutive të 28 qershorit është transparencë kushtetuese dhe ligjore, dhe për asnjë moment kjo domosdoshmëri nuk bie ndesh as me Kushtetutën, as me ligjet dhe as me vendimet e Gjykatës Kushtetuese" theksoi Balla.
Sipas tij bojkoti dhe protestat qytetare janë të vetmit mekanizma demokratikë, në kushtet kur parlamenti është i uzurpuar për shkak të legjitimitetit të vet politik të munguar.
"Refuzimi i të drejtës tonë për të hetuar zgjedhjet është në thelb uzurpimi i parlamentit.
Shqipëria rrezikon të destabilizohet thotë Këshilli i Evropës. është e vërtetë, sepse kjo krizë politike është një krizë degraduese për institucionet e vendit dhe problemi qëndron në themelin e kësaj krize, legjitimiteti i zgjedhjeve është një problem që duhet zgjidhur për të ndalur këtë degradim" përfundoi Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›