E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-Prifti dosja ne zyren e Ina Rames

/ /

Me nje vendim te marre pas mesdites se djeshme i gjithe fashikulli hetimor qe permban provat e grumbulluara qe prej javes se shkuar eshte dorezuar ne Prokurorine e Pergjithshme. Shkak per transferimin e dosjes eshte bere pamundesia e Prokurorise se Tiranes per te hetuar ndaj personave qe kane imunitet parlamentar. Sipas ligjit ndaj personave qe kane cilesine e imunitetit parlamentar hetimi duhet te kryhet vetem ne Prokurorine e Pergjithshme. Me nje precedent te ngjashem procedural si ne rastin e dosjes Gerdeci pas hetimeve disaditore te kryera lidhur me ceshtjen Prokuroria e Tiranes ka deklaruar se vazhdimi i hetimit nuk eshte kompetence e saj. Kjo pasi te dy personat e paraqitur ne materialin e marre tashme si burim prove jane deputete te Kuvendit te Shqiperise me imunitet parlamentar. Per kete arsye te gjitha provat qe jane mbledhur deri dje i jane derguar Prokurorise se Pergjithshme. Sipas procedures prokurorja e Pergjithshme duhet te krijoje nje grup hetimi me prokurore te organit qendror te akuzes te cilet fillimisht do te analizojne dosjen e derguar nga Prokuroria e Tiranes. Nese gjejne te rregullt cdo akt te prokurorise me te ulet prokuroret e Prokurorise se Pergjithshme mund ti drejtohen me pas Kuvendit te Shqiperise per te marre autorizimet e nevojshme lidhur me kete ceshtje. Nderkohe vendimmarrja e djeshme e Prokurorise se Tiranes dhe marrja ne dorezim e dosjes ne Prokurorine e Pergjithshme perkunder apelit te Presidentit Topi per transparence eshte kryer pa asnje konfirmim zyrtar per median. Me 11 janar 2011 Prokuroria e Tiranes regjistroi procedim penal per tri akuza pas publikimit te bisedes ne emisionin Fiks Fare. Ate dite prokuroria deklaroi se po hetonte per akuzat e korrupsionit aktiv e pasiv te funksionareve shteterore dhe shperdorim detyre. Me 12 janar 2011 prokuroria thirri ish-ministrin Dritan Prifti dhe mori prej tij materialin e pretenduar si origjinal te video-pergjimit. Nderkohe grupi i hetimit vazhdoi sekuestrimin e dokumenteve per nje tender ne ARMO dhe nje koncesion hidrocentrali qe permendeshin ne biseden e regjistruar.

Trazhgim Sokolaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›