Ina Rama: Në 2010 nuk pati kallzime për zyrtarë të lartë
TIRANË- Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama ka vlerësuar rezultatet e strukturave antikorrupsion për vitin 2010, ndërsa i inkurajoi ato që të punojnë me më shumë përkushtim në luftën kundër korrupsionit.
Ina Rama theksoi se gjatë vitit 2010 nuk ka patur kallzime zyrtare për zyrtarë të lartë shtetërorë lidhur me abuzimet e detyrës.
“Pavaresisht pritshmërise gjatë vitit që shkoi nuk ka pasur kallezime për zyrtare te lartë shtetërorë në lidhje me abuzimet në detyrë”. Kjo u deklaruar nga kryeprokurorja Ina Ram gjate analizës së njesive Task-Forcë.
Gjatë analizës së punës së kësaj strukture që u zhvillua të premten paradite, Kryeprokurorja tha se gjatë vitit 2010 kanë qenë në hetim 847 procedime penale, nga te cilat kanë përfunduar hetimet per 663 procedime. Janë pushuar 387 procedime, me 51 te pandehur, janë dërguar në gjykim 276 procedime penale me 419 të pandehur. Kanë qenë të pandehur në hetim 596 persona dhe për 470 të pandehur kanë përfunduar hetimet, janë pushuar akuzat për 51 te pandehur, janë dërguar për gjykim 419 të pandehur.
Gjatë vitit të kaluar, gjykatat kanë deklaruar fajtor rreth 82% te personave ndaj të cilëve prokuroria ka ngritur akuzë dhe dërguar per gjykim si dhe ka deklaruar të pafajshem 18% të të pandehurve për të cilët ka përfunduar gjykimi.
Duke përshëndetur arritjet e deritanishme të Njësive Antikorrupsion, Kryeprokurorja Rama theksoi se kemi një vlerësim për punën e kryer nga këto Njësi nga vete qytetarët
Kryeprokurorja Ina Rama u ndal dhe tek problematikat e hasura në veprimtarinë e këtyre njësive, duke veçuar numrin e ulet të zyrtarëve të lartë te kallzuar ne prokurori ne raport me ato të nivelit te ulet, nivelin jo në shkallen e duhur të profesionalizmit të Oficerëve të Policisë Gjyqesore ne disa sektore, etj, ndërsa kerkoi forcimin e rolit te prokurorit ne Gjykata, në perfaqësimin e akuzës.
Ndërkaq Ministri i Financave Ridvan Bode ka sulmuar prokurorinë ne lidhje me punën e saj për akuzat për evazion fiskal. Bode tha se është rritur numri i kallëzimeve, por numri i çështjeve të përfunduara në gjyq ka qënë i vogël.
(d.b/BalkanWeb)