Riekspertim gezhojave per dy vrasje
Behet fjale per gezhoja te sekuestruara si prove materiale ne vendin ku ne 29.10.1998 u vra Arjan Paja Viron Curri e u plagos Marsel Sotiri si edhe ne vendin ku ne 09.07.2000 mbeti i vrare Dritan Disha ngjarje te cilat Prokuroria ia faturon bandes. Me vendim te ndermjetem gjykata caktoi tre eksperte per te kryer nje riekspertim te gezhojave. Dy nga ekspertet jane pjese e eksperteve te Institutit te Policise Shkencore ndersa i treti nje ekspert i licencuar i paraqitur ne gjykate prej mbrojtesve. Perpara vendimit avokatet pretenduan papajtueshmeri te eksperteve te Policise Shkencore. Por zhvillimi i seances vijoi ne tension edhe gjate pyetjes se
deshmitareve te thirrur nga mbrojtja ne proces nje prej te cileve u shoqerua nga policia me urdher te prokurorise per akuzen e deshmise se rreme para gjykates. Deshmitari Fatmir Ferhati alias Fatmir Ferhatovic u shoqerua per pak ore ne komisariatin e policise nr.3. pas deshmise se tij e me pas eshte lene i lire. Ai u pyet nga gjykata ne lidhje me episodin e vrasjes se Dritan Sallakut. Sipas prokurorise deshmitari nuk pohoi te verteten kur u pyet nese kishte qene i denuar me pare.
GEZHOJAT
Kundershtite e forta pas dyshimeve per pasaktesi ne akt-ekspertimet krahasuese per gezhojat e gjetura ne dy ngjarje te renda kriminale e shnderruan ne nje seance te acaruar ate te dates 6 janar te ketij viti. Ishte momenti kur para gjykates u thirren per te deshmuar ekspertet qe kishin bere ne vitin 2000 ekspertimin balistik dhe ate krahasues mes gezhojave te te dyja ngjarjeve ekspertet Nikolin Duraj dhe Ajdin Mborja. Mosbesim per vertetesine e ekspertimit shkaktoi tek avokatet edhe fakti qe ekspertet nuk i kishin ekspertuar gezhojat nje per nje. Kur kemi shume gezhoja te njellojta ne ekspertojme disa prej tyre dhe me pas krijojme bindjen se jane shkrehur nga e njejta arme u shprehen ne tavolinen e deshmitarit ekspertet ne seancen e 6 janarit. Per shkak te kundershtive te theksuara gjykata pranoi kerkesen per riekspertim. Ne seancen e djeshme dy eksperte te Institutit te Policise Shkencore u paraqiten para gjykates per te bere betimin e sekretit dhe me pas marrjen e detyrave nga palet. I menjehershem ishte reagimi i avokateve. Avokatet u shprehen dyshues me paanshmerine e eksperteve ne ekspertim. Shkaku ishte fakti se nje nga autoret e ekspertimit te vitit 2000 konkretisht eksperti Mborja eshte aktualisht ne pozicionin e drejtorit te Institutit te Policise Shkencore. Ka papajtueshmeri. Ekspertet jane vartes te autorit te ekspertimit te pare thane avokatet. Ne perfundim gjykata ligjeroi ekspertet dhe u diktoi qe gezhojat te ekspertoheshin nje per nje.
Gezhojat nuk u perputhen me proces-verbalin
TIRANE - Strumbullari i debatit dhe dyshimit te paleve mbi vertetesine e akt-ekspertimit krahasues mes gezhojave te dy ngjarjeve te ndryshme eshte mosperputhja e numrit te tyre ne proces-verbale te ndryshme. Referuar proces-verbaleve te sekuestrimit te provave materiale numri i gezhojave te shkrehura nga arma qe mendohet te jete perdorur ne dy ngjarjet ishte 28 cope. Nderkohe qe ne proces-verbalin me rezultatet e krahasimit ishte shenuar 30 cope gezhoja. Dy ekspertet sqaruan si deshmitare ne 6 janar se ne te njejten qese te madhe kane qene disa qese me gezhoja nga arme te ndryshme. Njera nga qeset eshte demtuar dhe dy gezhoja te gjendura brenda saj jane bashkuar me 28 te tjerat cka sipas tyre kishte sjelle lapsusin e pasqyrimit 30 gezhoja ne proces-verbal.
Armand Bajrami