Protestoj
NgaELISA SPIROPALI
Protestoj per aq shume arsye dhe shkaqe padrejtesi dhe zullume sa po ti rendisja te gjitha do mbu-sheshin 100 gazeta dhe dhjete libra. Prandaj ne pamundesi ketu poshte po rendis vetem disa. Protestoj sepse dalja e Shqiperise nga nje diktature e eger dhe e shemtuar vec tjerash ishte edhe nje shans i mire per te ndertuar nje demokraci te mire nga fillimi. Por spo ndodh aspak keshtu. shte e qarte se kete shans e humbem. Nga diktatura me e keqe po zhytemi pak nga pak ne modelin me te keq te demokracise ate pa asnje ideal dhe pa asnje moral ku sundon materialiteti i eger dhe
idealiteti eshte shnderruar ne nje rrecke qe u eshte hedhur kalamajve ne librat e fillores. Kjo lloj demokracie nuk ka si te jete perfaqesuese por vetem perjashtuese sepse e ndan vendimmarrjen nga e mira e perbashket dhe e izolon gjithmone e me shume eliten politike dhe klientet e paket nga gjithe te tjeret.
Protestoj sepse kam bindjen e thelle se vendi im i bukur dhe i begate po te qeveriset si duhet mund te punesoje jo vetem shqiptaret por edhe mijera te huaj. Por fatkeqesisht dhe padrejtesisht vendi im i bukur dhe i begate renkon nga papunesia. Dhe ceshte me e keqja me 1 nder kater te rinj te punesuar Shqiperia lengon me teper nga papunesia e te rinjve se nga papunesia e moshave te tjera.
Protestoj sepse ne vendin tim rinia eshte jo vetem e punesuar pak ose aspak por edhe pjesa me e paperfillur dhe me e diskriminuar e shoqerise. Ata dhe ato shumica e te rinjve shqiptare pra ose jane te papune dhe e vrasin kohen neper kafene ose kane marre arratine. 60 e tyre e kane ndalur kerkimin per pune duke deshmuar se edhe te papunet e rinj edhe te syrgjynosurit e rinj madje edhe te tjeret qe nje pune dosido e kane te gjithe jane perfshire ne spiralen kriminale te humbjes se shpreses dhe mosekzistences se perspektives.
Protestoj se per fatin tone te zi elitat politike dhe ne pergjithesi elitat e sotme shqiptare pra pikerisht ato qe duhet te ishin ne balle te ndryshimeve dhe progresit ne menyren me fatkeqe dhe me paradoksale permes mungeses se thelle te pergjegjshmerise lidhur me rolin qe duhet te luanin dhe kontributin qe do duhej te jepnin jane shnderruar ne faktorin kryesor te rrenimit moral dhe material te vendit.
Protestoj sepse vendi im eshte permbytur nga nje mesatarizem i frikshem nga niveli i ulet kulturor gjuha e varfer e komunikimit si nderindividual edhe masiv etj. etj. qe po i shnderron shqiptaret ne vanitoze te merzitshem per njeri-tjetrin qe gjithe kohen e lire e kalojne kafeneve dhe pub-eve. Nuk mund te ndodhe ndryshe ne nje vend ku per shkak te interesave imediate politike debati publik eshte shnderruar ne sherr te gjitha televizionet japin te njejtat gjera dhe ne te gjitha gazetat lexon te njejtat shkrime.
Protestoj per cilesine katastrofike te arsimimit i cili permes licencash klienteliste prodhon diploma ne mase dhe po aq te papune ne mase. Protestoj sepse ne vendin tim vidhen votat me shemtuar dhe me hapur se ne asnje vend tjeter te botes. Si ndodhi kete here kur pushteti premtoi dhe u cor se do bente transparencen e zgjedhjeve. Por premtoi dhe talli. Premtoi dhe dogji te vetmen mundesi nga e cila mund te behej nje analize e qenesishme per zbatueshmerine e ligjit dhe Kodit Zgjedhor. Krijoi dhe nguliti psikozen se nuk ka asnje mundesi sado te vogel qe vjedhja e zgjedhjeve ne Shqiperi te mund te ndeshkohet as tani as kurre.
Protestoj sepse vjedhja e pasurise kombetare dhe hajdutlleku ne pergjithesi ne vendin tim jane perhapur aq teper sa pa e tepruar aspak mund te thuhet qe hajdutlleku eshte bere pjese e jetes komponent i kultures domosdoshmeri e jetes. Dhe ne menyre konseguente bashke me kete kulture te vjedhjes eshte zhvilluar dhe sofistikuar edhe kultura tjeter kriminale ajo e pandeshkueshmerise e cila na vihet ne dukje me turp cdo vit ne cdo raport nderkombetar si per te perforcuar psikozen tjeter qe shqiptareve nuk u pelqen ligji.
Protestoj sepse ne vendin tim bilanci i perditshem i viktimave ne rruget dhe autostradat eshte fort i ngjashem me nje bilanc lufte. Protestoj sepse per shkak te vjedhjes deri edhe te iniciativave individuale vendi im eshte shnderruar ne nje vend ku punen nuk mund ta gjesh permes aftesive te tua por punen ta gjen partia nese asaj i sherben natyrisht.
Protestoj sepse politika e keqe tek ne i ka hequr tashme Parlamentit qellimin dhe forcen madje edhe arsyen e ekzistences duke e kthyer ate nga altar te debatit te lire ne nje vend prej nga shqiptaret degjojne vetem fyerje dhe cjerrje. Kete e beri duke i mohuar te drejten qe i jep morali dhe ligji per te kryer nje proces transparence me konsensusin e te dyja paleve qe do deshmonte kete here me fakte pjekurine e klases politike tranzicionale shqiptare.
Protestoj per gjendjen e mjere ku ndodhet drejtesia shqiptare. Mes qindra shembujve per ta ilustruar mjafton dhe tepron edhe nje i vetem Gerdeci. Pamja e familjareve te te vrareve ne Gerdec qe enden neper dyer gjykatash prej vitesh dhe pergjigja qe marrin cdo here se avokatet e pergjegjesve nuk mund te ishin prezent dhe me zi akoma fakti qe ministri i asaj gjeme eshte ende minister ta heq cdo shprese se drejtesia triumfon ne Shqiperi. Perkundrazi padrejtesia me cinike eshte kthyer ne normalitet.
Protestoj sepse koalicionet qeverisese tek ne jane shnderruar ne kombinime te thjeshta numerike pa asnje baze morale dhe ideologjike por vetem interesash materiale. I tille eshte ky koalicion i pafat i cili nuk mund te mos prodhonte deformime te tjera si ajo qe pame ne vidhe-on e famshme.
Protestoj duke dale ne shesh per te mbrojtur te ardhmen. Sepse nuk mund te vazhdohet qe Shqiperia te zhvatet pafundesisht nga nje hordhi hajdutesh qe vazhdimisht nderrojne vendet.
Protestoj kunder hapesirave te uzurpuara nga disa pak njerez sistemi i mbyllur i te cileve nuk prodhon qytetare te lire por vetem kliente. Pra protestoj per te hapur hapesirat e uzurpuara prej tyre dhe per ti fituar ato te drejta te ndaluara. Protestoj per te treguar se tallja me Shqiperine dhe shqiptaret nuk mund te vazhdoje pafundesisht se patriotizmi idealizmi vlerat njerezore shqiptare ekzistojne dhe do ekzistojne nuk do vdesin kurre sa kohe qe shqiptaret jane gjalle.