BE, ambasadori Sequi: Integrimi i vështirë Politika të reflektojë
TIRANE- I qartë dhe konkret ka qenë sot Shefi i Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Shqiperi, ambasadori Ettore Sequi, kur tha se procesi i integrimit të Shqipërisë është"tepër i vështirë dhe zgjedhjet e ardhshme janë test tepër i rëndësishshëm për maturinë politike të Shqipërisë”. Në të njëjtën linjë ka qenë dhe ambasadori hungarez në Tiranë, Sandro Molnari, vendi i të cilit ka presidencën e radhës në BE.
“Ajo që është tepër e qartë për mua është se procesi i integrimit është tepër i vështirë dhe ashtu sic e thashë më parë kërkon mobilizimin e forcave më të mira për të ecur para. Shtetet e ndryshme nuk aplikojnë se ky proces është i lehtë, por sepse me anë të aplikimimit tregojnë një masë angazhimi drejt BE. Po ju pyes juve ( I drejtohet gazetarëve) Cfarë është Europa? Europa është një sistem i përbashkët i disa vlertave që e ndajnë të gjitha shtetet bashkë. Dhe Shqipëria kërkon mobilizimin e të gjithë forcave më të mira për të ecur para.”
Së bashku me ambasadorin e Hungarise ne Tirane, Sándor Molnári, dy diplomatët kanë përcjellë sot nëpërmjet një konference për shtyp mesazhet që Brukseli i dërgon Shqipërisë për të zgjidhur krizën politike dhe prioritetet e presidencës hungareze në këtë 6 mujor.
"Ka sfida të mëdha përpara, një prej të cilave ka të bëjë me reformën zgjedhore dhe dialogun partiak, gjëra të cilat do të cojnë në aprovimin konsensual të reformave aq të nevojshme”- nënvizoi Ambasadori Ettore Sequi.
“E dimë që jeni në gjëndje të arrini gjëra të vështira. Dhe unë kam besim se Shqipëria dhe ju do keni mundësinë të mobilizoni energjitë më pozitive për të
përballur sfidat e vështira që keni përpara “- theksoi Sequi.
"Avantazhet ekonomike politike dhe shoqërore janë tepër të qarta dhe vendet që duan të marrin anëtarësimin në BE duhet t'i marrin seriozisht. Besoj se klasa politike shqitparë do të bëjë një reflektim dhe të marrë seriozisht 12 prioritet e caktuara"- tha Sequi duke shtuar se "Angazhimi për Integrimin në BE është përgjegjësi e përbashkët"
"Unë kam besim që Shqipëria do të mobilizojë energjinë e saj më të mirë që të afrohet dhe të bëhet pjesë në BE ... E dimë që jeni në gjëndje të arrini gjëra të vështira. Dhe unë kam besim se Shqipëria dhe ju do keni mundësin ëtë mobilizoni energjitë më positive për të përballur sfidat e vështira që keni përpara
"- u shpreh Sequi.
Shefi i Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Shqiperi tha se “Bashkëpunimi është fjala kyçe” dhe vlerësoi se “se zgjedhjet janë test tepër i rëndësishshëm për maturinë politike të Shqipërisë”
Në të njëjtën linjë ishte dhe ambasadori i Hungarisë, Sandro Molnari, vendi i të cilit ka presidencën e radhës në BE. "E rëndësishme që në 2011 të arrini statusin e vendit kandidat, ne mbështesim këtë aspekt menjëherë pasi të përmbushni kushtet"- tha ambasadori hungarez duke nënvizuar se ”12 prioritetet që KE dha në raportin e saj janë detyra shtëpie shumë të qarta për Shqipërinë"
Diplomati hungarez vuri theksin si prioritete të rëndësishme për Shqipërinë. “Stabilitetin e brendshmë politik duke përfshirë dialogun e qëndrueshëm politik. Forcimi i së drejtës dhe lufta korrupsionit. Përmirësimi i masave për investimet në Shqipëri”.
“Janë thelbësore”- tha më tej përfaqësuesi diplomat i vendit që në 6 mujorin e presidenëcës së saj prioritet ka zgjerimin e BE dhe “filozofia bazë është që të ndihmojë të gjitha vendet që të ecin në këtë fushë “. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve mbi videopergjimin Molnari tha :"Aludimet mbi korrupsion të hetohen me kujdes"
Ambasadori Sequi mbylli konferencën e tij me besimin se “Shqipëria është në pozitë të atillë që në mënyrë të sukseshme të përdorë energjitë për të ecur para dhe zgjedhjet janë dokument i këtij procesi“, ndërsa Molnari bëri apel se“Gjetja e zgjidhjes së ngërcit bëhet vetëm me dialog ...dhe për zgjedhjeve të parakoshme duhet dialog politik.".
(/balkanWeb)