PS: Qeveria ndalon protestuesit, presion mbi shoferet
TIRANE- Partia Socialiste denoncon sot për “presion të paligjshëm” të qeverisë mbi shoqëritë e transportit ndërurban. Në një prononcim për shtyp nga selia rozë deputetja socialiste Megi Ajtyresa tha se nga informacionet që kishin marrë nga terreni ”Një numër i konsiderueshëm shoferësh janë tërhequr për shkak të këtij presioni të turpshëm në Shkodër, Lushnje e gjetkë.”
Deputetja PS thotë se janë bërë gjithashtu dhe ndalime të shpeshta dhe kontrolle të pajustifikuara duke përmendur si shembull një rast të kontrollit në dalje të Shkodrës.
“Për çdo shkodran, lushnjarë a qytetar tjetër të Shqipërisë të ndalur padrejtësisht në rrugë do vijnë në demonstratë edhe më shumë kryeqytetas. Sali është e kotë, hapi rrugë zgjidhjes politike, demonstratat fillojnë sot po nuk mbarojmë më pa u gjetur zgjidhja. E cila fillon me fundin e koalicionit të turpit dhe pranimin e zgjedhjeve të reja.”- tha deputetja PS.
(s.g/BalkanWeb)