E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Prioriteti i LSI, punësimi i të rinjve

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh dje në një auditor me studentë, se prioriteti i programit të kësaj partie është punësimi. Kreu i LSI-së, Meta, ftoi të rinjtë të angazhohen në politikë, të marrin më shumë përgjegjësi dhe të bashkohen, duke qenë se kështu ata do të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe do të përmbushin aspiratat e tyre për më shumë punësim. Meta u shpreh se, personalisht gjithmonë ka investuar për t‘i promovuar të rinjtë në politikë, duke qenë se edhe vetë e ka nisur angazhimin e tij në politikë shumë i ri. Ne, tha kreu i LSI-së, nuk i kufizojmë të rinjtë. Në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, Meta komentoi dy festimet në Tiranë. Ai kritikoi faktin se për këtë anëtarësim që u përket të gjithë shqiptarëve, opozitës dhe mazhorancës, festimet ishin të ndara, pasi u bënë dy mitingje të ndryshme. Në këtë drejtim, kreu i LSI-së shprehu shqetësimin se çështja e integrimit është konsideruar dhe konsiderohet nga politika si një sfidë për të marrë merita dhe jo si një detyrim që Shqipëria të arrijë standardet dhe që këtë ta ndiejë çdo familje shqiptare. "Kam një shqetësim të madh, që shpesh çështja e integrimit konsiderohet dhe është konsideruar nga politika si një sfidë për të bërë fotografi, për të bërë festa, për të marrë merita secili për vete dhe nuk është konceptuar si një detyrim", tha ai

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›