Karamanlis viziton Shqipërinë në prill
Kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis, pritet të vizitojë kryeqytetin shqiptar brenda muajit prill. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të qeverisë greke. Nuk bëhen të ditura detaje të tjera rreth objektit të vizitës së kreut të qeverisë së vendit fqinj. Ajo çka mendohet se qëndron në thelb është nënshkrimi i disa marrëveshjeve të bashkëpunimit midis dy vendeve tona. Veprim që do t‘i shërbejë konsolidimit të frymës pozitive që ekziston mes Shqipërisë dhe Greqisë. Vizita e Karamanlis vjen pak ditë pasi vendi ynë mori zyrtarisht statusin e anëtarit të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Greqia, sakaq, është shteti që kryeson presidencën e radhës së OSBE-së.