Ristani: Deri më tani kanë votuar 21. 89 përqind e shqiptarëve
Kryetari i KQZ-së Arben Ristani ka deklaruar se deri më tani kanë votuar 21.89 përqind e shtetasve shqiptarë të cilët kanë të drejtë vote.
Në një konferencë për shtyp Ristani ka theksuar se deri më tani në bashkinë e Tiranës kanë votuar 20 përqind e zgjedhësve ndërsa shtoi se trendi i votuesve mund të jetë në rritje.
Duke iu referuar problematikës në disa qendra votimi, Ristani theksoi se duke e ka krahasuar me qendrat e votimit në rang vendi kjo problematikë kap shifrën 0.1 përqind.
Sipas tij është për t`u theksuar se mos hapja e disa qendrave të votimit është një nga problematikat më të mëdha kun ë rang vendi numërohen vetëm 8 qendra votimit që nuk kanë arritur të hapen, kjo sipas tij një shifër e vogël e krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.
Sipas KQZ-së pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 14:00 në qarkun e Beratit është 23.21 %, në qarkun e Dibrës 23.73 %, në qarkun e Durrësit 18.55 %, qarku i Elbasanit 25.29 %, qarku i Fierit 13.79 %, qarku Gjirokastër 25.34 %, Korça 23.68 %, Kukësi 25.39 %, Lezha 23.68 %, Shkodra 23.07 %, qarku i Tiranës 17.57 % dhe qarku I Vlorës ka një pjesëmarrje prej 16.34 %.