Regjistrimi, AK: Votimi i paligjshëm, çështja në Kushtetuese

Në një letër dërguar deputetëve, Aleanca thekson se vota ‘pro’ e parlamentarëve ndaj këtij ligji nuk do të njihet për shkak se votimi u manipulua.
“Dy deputetë që votuan ndodheshin jashtë Shqipërisë. Kolegët e tyre shkelën rëndë Kushtetutën, pasi është pikërisht dokumenti themeltar i shtetit që thotë se vota është vetjake”, thuhet në letrën e AK-së.
Sipas saj, ky kjo përbën një skandal të paprecedent të parlamentarizmit, prandaj ligji do kontestohet në Gjykatën Kushtetuese. “Do e kontestojmë në Gjykatën Kushtetuese ligjin, pasi regjistrimi i popullsisë nisi të falsifikohet që në Kuvend”, bëhet e ditur.
Ligji për regjistrimin e popullsisë u miratua javën e kaluar me shumicë votash, ku abstenuan vetëm dy deputetët e PDIU-së ndërsa opozita mungoi në seancë.
/Start/
2011-07-12 10:50