E Shtunë, 31 Tetor 2026

Molnari, Sequi: Zgjidhja gjendet me dialog

Në orët e paradites së djeshme, Ambasadori i Hungarisë në Tiranë, Sándor Molnári dhe kreu i delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, dhanë mesazhet e Brukselit për politikën shqiptare. “Ka sfida të mëdha përpara, një prej të cilave ka të bëjë me reformën zgjedhore dhe dialogun partiak, gjëra të cilat do të çojnë në aprovimin konsensual të reformave aq të nevojshme”, nënvizoi Ambasadori Sequi. E dimë që jeni në gjendje të arrini gjëra të vështira, vijoi ai, dhe unë kam besim se Shqipëria dhe ju do keni mundësinë të mobilizoni energjitë më pozitive, për të përballur sfidat e vështira që keni përpara. Diplomati hungarez vuri theksin si prioritete të rëndësishme për Shqipërinë. “Stabilitetin e brendshëm politik, duke përfshirë dialogun e qëndrueshëm politik. Forcimi i së drejtës dhe lufta ndaj korrupsionit. Përmirësimi i masave për investimet në Shqipëri”. Në të njëjtën linjë ishte dhe Ambasadori i Hungarisë, Sandro Molnari, vendi i të cilit ka presidencën e radhës në BE. “E rëndësishme është që në 2011 të arrini statusin e vendit kandidat. Ne mbështesim këtë aspekt, menjëherë pasi të përmbushni kushtet”, tha ambasadori hungarez, duke nënvizuar se “12 prioritetet që KE dha në raportin e saj janë detyra shtëpie shumë të qarta për Shqipërinë”. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve mbi videopërgjimin, Molnari tha: “Aludimet mbi korrupsion të hetohen me kujdes”.

Ambasadori Sequi mbylli konferencën e tij, me besimin se “Shqipëria është në pozitë të atillë, që në mënyrë të suksesshme, të përdorë energjitë për të ecur para dhe zgjedhjet janë dokument i këtij procesi“, ndërsa Molnari bëri apel se “Gjetja e zgjidhjes së ngërçit bëhet vetëm me dialog ...dhe për zgjedhjet e parakohshme duhet dialog politik”. Shefi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri tha se “Bashkëpunimi është fjala kyçe” dhe vlerësoi se “zgjedhjet janë test tepër i rëndësishëm për maturinë politike të Shqipërisë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›