E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Shteti vrau tre protestuesit

Ai akuzoi strukturat shtetërore për vrasjen e tre personave protestues.

“Jam këtu me trishtimin e thellë për humbjen e jetëve të pafajshme për shkak të një pushtetit të kalbur dhe të verbuar nën ethet për të qëndruar me çdo mjet në këmbë. Shqipëria po e sheh sjelljen barbare të forcave policore që pas përpjekjeve dhe iniciativën e të gjithëve ne për të qetësuar këdo, u lëshuan mbi ata që qetësisht po largohen duke mësyrë deri në mjedise private përballë goditës të atij që quhet kryeministër i Shqipërisë. Ai është pjesë e një koalicioni turpi që sot ka lyer duart me gjak shqiptari”, theksoi Rama para pak çastesh.

“Nuk dua të nxis askënd në një drejtim ku Shqipëria nuk duhet të hyjë, por nga ana tjetër dua t'u them të gjithë shqiptarëve se sot, tani, në çdo minutë ajo që po shfaqet përpara syve të mbarë opinionit publik është natyra e vërtetë e këtij pushtetit që duhet të largohet. Keqpërdorimi deri në ekstrem i forcës policore të shtetit, i atyre burrave që punojnë ditën dhe natën në krye të detyrës, është një keqpërdorim i pafalshëm”, vijoi ai. 

Sipas Ramës, “mënyra se si u shndërrua një demonstratë paqësore, ku protestuesit u dhunuan, është mënyra që Sali Berisha na tregoi drejtësinë e rrugës sonë, drejtësinë e përpjekjes sonë, të aspiratës sonë, që sot kulmoi në një demonstratë të kthyer në tragjedi nga një pushtet i rrëzuar moralisht, i kalbur deri në palcë. Nga ana tjetër, tregoi detyrimin tonë për ta vazhduar përpjekjen në kërkim të një zgjidhjeje të re për çdo shqiptar, të ketë lirinë dhe të drejtën të jetojë në këtë vend si i barabartë përpara ligjit dhe jo të sundohet nga këta njerëz që kanë folur për ligjin dhe që sot kanë kaluar të gjithë kufijtë e ligjit duke shkaktuar edhe humbjen e jetëve të pafajshme, që sot u shuan në një përpjekje më se normale të një populli që kërkon demokraci”.

“Duke u shprehur ngushëllimet e mia familjeve që sot humbën të dashurit e tyre të nisur në një demonstratë për liri dhe të drejta që në Shqipërinë e sotme do të ishin si ajri që thithim, unë i siguroj se ne do të vazhdojmë përpjekjen tonë akoma më të vendosur dhe më të bindur se tashmë sjellja është e qartë: o një Shqipëri për të gjithë o një popull i sunduar”, përfundoi kreu socialist. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-21 17:53
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›