Rama: Protestuesit u provokuan nga policia
“Sot është dita për zgjidhjen e domosdoshme për të mirë të të gjithë shqiptarëve”, ka thënë ai.
“Qytetarët demonstrues janë provokuar rëndë dhe më pas është ende e vështirë për të qetësuar të gjithë. Unë do të kërkoja edhe publikisht siç kam bërë së bashku me kolegët dhe koleget gjithë kësaj kohe, në këtë rast drejtpërdrejtë për të gjithë ata familjarë, prind dhe të afërm që kanë njerëzit në bulevard të bëjnë telefonatat dhe thirrjet e tyre për qetësi siç po bëjnë prej orësh deputetët e PS që janë dërguar për të zbutur gjakrat dhe qetësuar njerëzit e provokuar në mënyrë të shëmtuar. Të gjithë e panë se sot në Tiranë, në rrugët e Tiranës dhe bulevard u derdhën si asnjëherë tjetër 250-300 mijë qytetarë dhe demonstrata filloi natyrshëm, në traditën më të mirë të opozitës”, ka thënë Rama.
Sipas tij, “pa u sistemuar ende njerëzit në bulevard ata u provokuan dhe goditën me kamionë ujëhedhës dhe me gaz lotsjellës dhe asfiksues. Turp! Turp për ata që për të mbajtur në këmbë pushtetin e vjedhur provokuan gjatë gjithë ditës dhe sot në këtë moment delikat në mënyrën më të pamundur, një masë gjigante qytetarësh që deri në fund tregoi se ishte aty për të ngritur zërin paqësisht dhe u detyrua të reagojë në kushtet e daljes nga kontrolli jo të popullit protestues por të atyre që urdhëruan lëvizje nga më të çuditshmet dhe më joprofesionalet nga forcat e policisë”.
Kreu socialist shprehur solidaritetin dhe keqardhje për pozitën ku u vunë nga kjo qeveri që ka kaluar çdo cak në këtë vend. “Ndërkohë, duke bërë thirrje për qetësi dhe duke shprehur me forcë se kalimi i kufijve të institucioneve ska të bëjë me vizionin dhe frymën e qasjen tonë ndaj një problemi të madh e të rëndë që ka vendi, unë kërkoj që i ashtuquajturi kryeministër dhe e ashtuquajtura qeveri e këtij koalicioni turpi që sot bëri një turp të madh duke e kulmuar retorikën agresive dhe kërcënimet e dhëmbëve me provokime krejtësisht iracionale”, vijoi ai. /S.Ll/Start/
2011-01-21 16:43