Prifti: I pavlefshëm Nikolin Jaka, rishqyrtoni vendimin
03/11/2009 Mblidhet Asambleja: Argumentet tona për ligjshmërinë e procesit zgjedhor për kreun e ri
Të pavlefshëm e ka vlerësuar sërish Ministria e Ekonomisë emërimin e Nikolin Jakës në detyrën e kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Tiranës. Reagimi vjen nga ministri Dritan Prifti, i cili përmes një letre drejtuar asamblesë së DHTI-së kërkon kthimin për rishqyrtim të vendimit për zgjedhjen e kryetarit të ri. Duke argumentuar se parregullsitë janë konstatuar pasi organi mbikëqyrës mori në shqyrtim emërimin e Jakës në këtë post, ministri Prifti e quajti këtë proces si shkelje të ligjit dhe statusit për DHTI-të.
Kërkesa
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, ka kërkuar rishqyrtimin e vendimit për zgjedhjen e Nikolin Jakës si kryetar i këtij institucioni. “Vendimi u shqyrtua nga organi mbikëqyrës, i cili konstatoi se emërimi i Jakës bie ndesh me ligjin për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë dhe me statutin e DHTI-së për qarkun e Tiranës, sepse në mbledhjen e asamblesë së datës 24 tetor 2009 nuk ishte përfshirë në rendin e ditës zgjedhja e kryetarit. Gjithashtu, asambleja zgjedh nga anëtarët e saj kryetarin dhe Nikolin Jaka nuk ka qenë anëtar i asamblesë së DHTI, Tiranë. Pra, nuk plotëson asnjë nga kriteret kryesore për t’u zgjedhur kryetar”, - thuhet në letrën që ministri Prifti i ka drejtuar DHTI-së. Gjithashtu bëhet e ditur se Nikolin Jaka është zgjedhur anëtar i asamblesë gjatë një mbledhjeje të pjesshme të asamblesë për grupin e tregtisë, zgjedhje për të cilën nuk është vënë në dijeni Organi Mbikëqyrës. "Këto zgjedhje të pjesshme janë zhvilluar në kundërshtim të plotë me statusin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, pasi në bazë të statusit, vendimi për zgjedhje të pjesshme nuk është kompetencë e kryetarit, por e asamblesë, duke sjellë kështu edhe pavlefshmërinë e këtyre zgjedhjeve të pjesshme", thuhet në letrën e ministrit Prifti drejtuar Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës.
Mbledhja e DHTI-së
Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar mbledhja e kryesisë së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, drejtuar nga kreu i ri Nikolin Jaka. Në këtë mbledhje u analizua dhe diskutua shkesa që ministri Prifti i ka dërguar kryesisë për vlefshmërinë e zgjedhjes së kryetarit të ri më datë 24 tetor 2009. “Kryesia me unanimitet konkludoi që t’i kthehet përgjigje zyrtare ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes, duke theksuar dhe argumentuar ligjshmërinë e procedurave dhe procesit zgjedhor për zgjedhjen e kreut të ri. Nga Kryesia, u vlerësua pozitivisht niveli i deritanishëm i bashkëpunimit midis DHTI-së, Ministrisë së Ekonomisë dhe institucioneve të tjera qendrore dhe vendore të lidhura me biznesin”, - thekson njoftimi për shtyp i këtij institucioni. Duke siguruar se DHTI-ja do të jetë e hapur dhe transparente me mediet për aktivitetet e mëtejshme të kryesisë dhe organeve te saj drejtuese, Kryesia me anën e këtij njoftimi ka theksuar se në të ardhmen të ruhet dhe të intensifikohet niveli i bashkëpunimit me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe me institucionet e tjera qendrore dhe vendore, pa cenuar pavarësinë dhe integritetin e DHTI-së si përfaqësuese e biznesit dhe e zgjedhur prej tij, për të mbrojtur dhe promovuar interesat e tij. Zgjedhjet për kreun e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë u zhvilluan pasi Gjok Uldedaj që mbante këtë post dha dorëheqjen pas marrjes së mandatit të deputetit në zgjedhjet e 28 qershorit.