E Diel, 1 Nëntor 2026

Dibër, shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, dimri nën cadra

DIBëR- Dimri i ftohtë dhe temperaturat e ulta i kanë gjetur disa prej familjeve të prekura nga tërmeti në Gjoricë sërish nën cadra. Që prej 6 shtatorit, vetëm mbrëmjen kur nisën rreshjet e borës ata janë strehuar në banesat e dëmtuara. Duke ditur rrezikun që u kanoset, këto familje nuk kishin zgjidhje tjetër për të përballuar të ftohtin nga i cili nuk mund ti mbrojnë cadrat. Dëmshpërbilmi që kanë marrë për banesat e tyre i ka lënë të pakënaqur pasi sic shprehen dhe vetë banorët shuma ishte e pamjaftueshme për të riparuar dëmet e shkaktuara duke fajësuar kështu komisionin e verifikimit për një shpërndarje të diferencuar. Nuk dihet dhe sa netë do të kalojnë nën cadër ndërsa janë të vendosur të kërkojnë atë që mendojnë se u takon pas tërmetit që shkatërroi dhjetra shtëpi. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›