Josipovic: Kroacianuk përzihet nëçështjen e Kosovës
ZAGREB- Në një konferencë për media, pas takimit me presidentin serb Boris Tadic, presidenti i Kroacisë, Ivo Josipovic, ka thënë se shpreson që autoritetet e Kosovës dhe të Serbisë, në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, të gjejnë një zgjidhje për problemet ekzistuese, ndërsa ka bërë të ditur se Kroacia nuk do të përzihet në këtë çështje.
Sipas tij edhe pse Kroacia e ka njohur pavarësinë e Kosovës, nuk ka ambicie për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje me Serbinë, por ka shtuar se Qeveria dhe Ministria e Jashtme e vendit të tij me vëmendje po i përcjellin ndodhitë për këtë temë.
(m.a/BalkanWeb)