Shkëmbimi i zjarritnë Lezhë, policiandalon 2 të dyshuar
LEZHË- Policia ka ndaluar dy persona të dyshuar si autorët e shkëmbimit të zjarrit ditën e djeshme në fshatin Balldre të Lezhës, ku mbeti i vdekur edhe një 16 vjecar. Ata janë Vladimir e Florian Nikolli, ndërsa mësohet se është shpallur në kërkim Ardit Skanaj, një tjetër i dyshuar.
Të ndaluarit dyshohet se janë autorët e grabitjes me maska të 3 shtetasve malazezë, ditën e enjte, ndërsa janë pikasur fare rastësisht nga policia, ditën e djeshme.
Dje, të rinjtë që udhëtonin me një makinë me targa të Tiranës, janë ndjekur nga policia për shkak se në të udhëtonin 2 persona të identifikuar si grabitësit e shtetasve malazezë në Lezhë. Policia ka tentuar të ndalojë makinën në një postbllok, por të rinjtë nuk i janë përgjigjur thirrjes duke përplasur motorrin e njërit prej efektivëve të policisë. Për pasojë ka mbetur i plagosur polici 40 vjecar, Dritan Loreci i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal.
Më pas policia ka ndjekur makinën nga Lezha deri në fshatin Balldre, ku ka ndodhur edhe një shkëmbim zjarri mes policisë dhe të rinjve. Personat e kerkuar kanë braktisur mjetin në thellësi të fshatit ndërsa brenda makinës është gjetur i vdekur i një 16 vjecari, me iniciale A.S, vëllai i njërit prej grabitësve
(m.a/BalkanWeb)