E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë, gjendetnjë personi mbytur në det

KAVAJë- Pasditen e sotme një person ende i paidentifikuar i seksit mashkull është gjetur i mbytur në det. Viktima është nxjerrë nga deti në breg, në vendin e quajtur Plazhi i Gjeneralit, në Kavajë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa nga hetimet e para thuhet se viktima mund të jetë i moshës 24 vjec. Po sipas burimeve të policisë, i riu ishte me kostum banjoje cka hedh dyshishimet se mbytja e tij mund të ketë qënë edhe aksidentale.

Policia e Kavajës deklaron se kanë nisur hetimet për identifikimin e trupit të pajetë, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të vërtetojë dhe shkaqet e mbytjes.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›