E Shtunë, 31 Tetor 2026

Montgomery: SHBArol kyq për cështjene Kosovës

BEOGRAD- William Montgomery, ish-ambasador i SHBA-së në Beograd deklaroi për gazetën serbe Blic se ndarja e Kosovës do të ishte e mundshme vetëm në rast se SHBA do të çonin mesazh të fuqishëm udhëheqësve të shqiptarëve të Kosovës që ta shqyrtojnë këtë çështje. Kur të kihet parasysh qëndrimi aktual i Washingtonit, mundësitë që diçka e tillë të ndodhë janë ekstremisht të zbehta, thotë Montgomery.

Qeveria aktuale serbe e ka fokusuar të tërë politikën e vet të jashtme e të brendshme në çështjen e Kosovës dhe e ka bërë rob vetvëten për shumë çështje të rëndësishme. Duhet të jetë shumë vështirë që të hiqet dorë nga këto qëndrime të forta, të cilat pushteti serb i ka marrë pa ndonjë konfrontim të fortë me oponentët politikë. Mbetet të shihet se a do të pranojë qeveria serbe zgjidhjet, të cilat imponohen”, ka thënë Montgomery. Sipas Montgomeryt, “më së shumti që Serbia mund të shpresojë aktualisht është autonomia në veri dhe në enklava”.

Duke u përgjigjur në pyetjen se cili do të mund të ishte vendimi i GJND-së rreth çështjes së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ish-ambasadori amerikan në Beograd tha “vërtet nuk e di, madje askush nuk mund të parashikojë se cili do të jetë vendimi. është e sigurt, megjithatë, se nëse ai vendim do të jetë në favor të palës serbe, do të forcojë përpjekjet serbe që të ndalojë njohjet e mëtejshme, si dhe dëshirën që të vazhdohet me luftën kundër pavarësisë së Kosovës. Por, në të kundërtën, nëse vendimi do të ishte në favor të palës shqiptare kjo jo vetëm që vendet e tjera që nuk e kanë njohur pavarësinë ta pranojnë, por do të nxiste partnerët kyç evropianë që të tregojnë gjithnjë e më pak simpati dhe mirëkuptim për qëndrimin serb”, tha Montgomery.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›