E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Qeveria, përgjegjëse për nivelin e varfërisë

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, akuzoi dje Kryeministrin Berisha dhe qeverinë e tij se është përgjegjëse për nivelin e varfërisë në vend. Sipas tij, Kryeministri Berisha ka filluar fushatën elektorale me turin e tij grotesk të përurimeve të rrugëve e ujësjellësve të fshatrave me qëllim që t'i gënjejë përsëri shqiptarët për punët që gjoja ka bërë e që do të bëjë qeveria e tij. “Ndërsa ka ndërmarrë këtë tur të ri mashtrimesh, Sali Berisha duhet t'u tregojë shqiptarëve e, veçanërisht atyre në zonat rurale e malore, se përse Shqipëria vazhdon të ketë rreth 50 për qind të popullsisë së saj në nivelin e varfërisë dhe 25 për qind të kësaj popullsie nën minimumin jetik”, - tha Meta. Më tej ai vuri në dukje se Kryeministri duhet t'u thotë atyre se përse varfëria në këto zona është sa dyfishi i mesatares së vendit, se përse varfëria në fshat është dyfishuar nga viti 2002, në krahasim me varfërinë në qytete, në vend që të reduktohej.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›