Rama krijon panik në grupin e deputetëve
Prania e kryetarit të Partisë Socialiste në mbledhjen e grupit parlamentar ka prishur qetësinë, ka shuar sigurinë dhe ka shtuar ankthin për deputetët e kësaj partie. Të përfshirë nga ethet e kandidimit, deputetët socialistë morën dje një mesazh të qartë nga kryetari Rama që në pamje të parë duket vetëm një term teknik që vjen për shkak të ndryshimit të sistemi zgjedhor. “Tani duhet të ambientoheni me sistemin e ri se nuk jeni më deputetë zonash elektorale, po qarqesh, ndaj duhet të punoni në të gjithë qarkun. Duhet bërë fushatë model, të mos na mërzitet askush”, - ishte deklarimi i Ramës për të gjithë deputetët socialistë. Deri më sot, deputetët kanë punuar me zona elektorale ku ata vetë janë zgjedhur. Puna e tyre konsistonte jo vetëm në garantimin e fitores së partisë në zonë, por edhe fitoren e tyre personale për një tjetër mandat në Kuvend. Në bazë të kërkesës së kryesocialistit, deputetët u duhet të punojnë për të gjithë qarkun, pa u marrë konkretisht me zonën e cila mund të garantojnë rizgjedhjen. Në këtë mënyrë, të zgjedhurve të PS-së u duhet të punojnë për një fitore që prek të parët e listave për deputetë në çdo qark, duke mos marrë asnjë garanci se edhe ata do të jenë mes tyre. Në fakt, shpresat për të qenë në fillim të listave janë të vakëta. Pak muaj më parë, vetë kreu partisë e tha qartazi se në krye të këtyre listave do të ishin figura të spikatura të qarqeve, duke lënë të nënkuptohet se ata që do rikandidojnë, ndoshta me ndonjë përjashtim, emrin do ta kenë në fund të listës.
Burime nga grupi parlamentar i PS-së bënë të ditur se deputeti Arben Malaj ka kërkuar shpjegim se çfarë donte të thoshte kreu i PS-së me “s’ka më zona elektorale”. Me tone të qeta, Malaj ka kërkuar në atë moment të mbledhjes sqarim, por Rama është munduar që të largohej për shkak të impenjimeve të shumta. Burimet thanë se Malaj i ka kërkuar një tjetër mundësi shpjegimi në ditët e ardhshme, ndërsa ka shtuar se “në këtë çështje ju nuk mund të jeni kategorik”. Për të zbutur disi situatën, Rama është përgjigjur vetëm me frazën e shkurtër mohuese: “Nuk jam kategorik”. Kohët e fundit, Rama ka shpeshtuar praninë e tij në mbledhjet e grupit parlamentar që prej më shumë se një viti drejtohen nga kryetarja e tij, Valentina Leskaj. Herën e fundit që Rama ka qenë i pranishëm në grup, ishte për të qetësuar deputetët për shkak të listave që kanë qarkulluar në media. Rama ka thënë që mos t’i marrin për bazë, ndërsa nga ana tjetër, ka bërë të ditur se listat e kandidatëve për deputetë do të dalin pak ditë para se të fillojë fushata zgjedhore. Kjo, natyrisht nuk është një ogur i mirë për deputetët që e kanë të vështirë rikonfigurimin në momentin kur do dalë lista, koha është mjaft e paktët dhe nuk u jepet asnjë mundësi që jo vetëm të kundërshtojnë, por edhe të gjejnë zgjidhje, duke shkuar në ndonjë tjetër parti tjetër të së majtës. Në të kundërt, u mbetet vetëm të zbatojnë urdhrat e kreut të partisë.
Mesazh deputetëve për Berishën dhe Metën
Për shkak të mungesës së gjatë në mbledhjet e grupit parlamentar, kreu i PS-së ka rezervuar dy mesazhe për dy “armiqtë” e tij politikë para deputetëve. Burime nga mbledhja thanë se Rama ka garantuar fitoren ndaj mazhorancës së djathtë, por edhe ndaj LSI-së, duke mos pranuar kushtet e saj. Të njëjtat burime saktësuan se Rama është shprehur: “Saliu do të rrëzohet si një kështjellë rëre që e merr dallga”. Ndërsa në lidhje me ish-aleatin, Ilir Meta, Rama ka përsëritur pak a shumë të njëjtin mesazh që i dha kryesisë së PS-së pak ditë më parë. Ai është shprehur se rruga e PS-së është e qartë, është e hapur për këdo që kërkon t’i bashkohet, por nuk pranon të kushtëzohet. “Mesazhi ynë është i qartë, rruga jonë është e qartë. Jemi të hapur kush të na bashkohet, por nuk kondicionohemi nga askush dhe kjo është një histori që nuk e diskutojmë më”, - mësohet të jetë shprehur Rama.