E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Të ndërtohen sa më shumë shkolla”

Kryeministri Sali Berisha kërkoi dje nga prefektët që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të rishikojnë projektin për nevojën e ndërtimit dhe rindërtimit të shkollave në bashki dhe komuna të ndryshme të vendit. Berisha u shpreh se “Ministria e Arsimit dy vjet më parë ka bërë një studim për nevojat për shkollat në të gjitha bashkitë dhe komunat e vendit. Ndaj, dhe ju zotërinj prefektë jeni të lutur të shkoni në Ministrinë e Arsimit dhe të merrni studimin për rrethin tuaj, t’i verifikoni edhe një herë, dhe më pas të na jepni mundësi të bëjmë programimin për vitin 2009, por edhe për vitin 2013. Ne bëjmë punën tonë, dhe natyrisht shqiptarët do të përcaktojnë me votën e tyre të lirë, por dokumentacioni duhet të jetë i saktë”. Kryeministri pohoi se arsimi përbën një përparësi shumë madhore për qeverinë dhe se përpjekjet e saj në këtë fushë janë të dukshme. “Për ne arsimi përbën një përparësi shumë madhore. Ju e shihni çfarë përpjekjesh po bëjmë ne. Por, ne duhet që, aty ku jetojnë qytetarët shqiptarë, të kenë shkolla të mira, të kenë rrugë të mira, të kenë qendër dhe kujdes shëndetësor, ujësjellës, kanalizime dhe infrastrukturën që meritojnë”, - tha Kryeministri, duke theksuar se ky është një qëndrim i pandryshueshëm.

“Ambito”: Projekte për pasuritë e patundshme

Kryeministri Berisha priti dje përfaqësuesit e kompanisë spanjolle “Ambito”. Gjatë takimit, investitorët spanjollë e informuan Kryeministrin për ecurinë e projektit të ndërtimit të fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë, si dhe dy projekte në fushën e pasurive të patundshme në zonën e Farkës dhe në zonën turistike të Patokut.

Kryeministri Berisha përgëzoi investitorët spanjollë për investimin e kryer dhe për projektet e prezantuara dhe u shprehu mbështetjen në përshpejtimin e procedurave për miratimin e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›