E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Qeveria te largohet

"Zoti Berisha, dhe qeveria e drejtuar prej tij, kane nje pergjegjesi evidente dhe te pashmangshme per katastrofen e jashtezakonshme qe ndodhi dy dite me pare ne fshatin Gerdec te Vores". Nje qendrim i tille erdhi dje nga kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, i cili nuk vonoi te kerkoje doreheqjen e Kryeministrit dhe te qeverise se drejtuar prej tij, si pergjegjesit kryesore per katastrofen e Gerdecit. "Ne rast se Sali Berisha dhe qeveria e tij nuk japin doreheqjen dhe nuk marrin pergjegjesite per nje katastrofe te tille, ato do te vendosin precedentin me te keq, se ne kete vend mund te besh gjithcka, mund te firmosesh me doren tende akte e vendime shkaterrimtare, mund te jesh pergjegjes edhe per katastrofa te ketyre permasave, por mund te shpetosh pa marre asnje pergjegjesi", vleresoi Meta gjate fjales se tij. O.XH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›