E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Vleresoj doreheqjen e Mediut

Kryeministri Berisha pranoi doreheqjen e ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Duke vleresuar punen e tij ne krye te Mbrojtjes, kreu i qeverise theksoi se ky ishte nje vendim i marre prej tij, si nje politikan me pervoje. Me ane te nje konference per shtyp, kreu i qeverise theksoi se doreheqja e Fatmir Mediut nuk do te sillte asnje rrezik per marrjen e fteses se anetaresimit te Shqiperise per ne NATO, ne samitin e Bukureshtit ne fillim te muajit prill. Nga ana tjeter, Berisha deklaroi se firma qe cmontonte arme ne Gerdec ishte nen hetim dhe se do te ishte prokuroria, ajo qe do te nxirrte te gjitha te vertetat dhe pergjegjesit per ngjarjen e ndodhur 4 dite me pare. "Nuk jam ne dijeni te nenkontraktimit qe firma amerikane ka bere me firmen shqiptare, sepse nuk eshte detyre e Kryeministrit qe te kete dijeni per nenkontraktimet e cdo lloji", theksoi Berisha ne fjalen e tij. Por, nga ana tjeter, Kryeministri nuk ngurroi te theksoj se vendndodhja e fabrikes se cmontimit te armeve ishte e gabuar dhe kjo ishte e qarte per te gjithe. Nderkohe qe, ne lidhje me nje zevendesim te mundshem te Mediut me ndonje eksponent te PD, Berisha eshte shprehur se do te dilte ne nje te ardhme te afert per te komunikuar emrin e drejtuesit te ri te Mbrojtjes, qe do te vinte pas konsultimeve me aleatet.
F.Mejdini

Pollo:
"Do shprehja konsideratat e mia me te mira per z. Mediu si dhe keqardhjen qe ai do t'i mungoje Keshillit te Ministrave ne vijim, por gjykoj qe ai veproi si duhet ne kontekstin e asaj qe ndodhi. duke demonstruar ndjenje te larte pergjegjesie. Ai ka bere nje pune te jashtezakonshme ne drejtimin e Ministrise se Mbrojtjes per te reformuar forcat e armatosura dhe ka kontribuar shume per integrimin dhe afrimin e Shqiperise ne NATO".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›