E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Qeveria, vullnet për forcimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, priti sot me rastin e marrjes së detyrës si Ambasador i Federatës Ruse në Tiranë, Leonid Abramov. Kreu i diplomacisë shqiptare e njohu Ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë Leonid Abramov mbi zhvillimet politike dhe ekonomike të vendit. Ai gjithashtu evidentoi vullnetin e Qeverisë Shqiptare për forcimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë. Meta më tej u ndal edhe në rolin dhe kontributin e Qeverisë shqiptare për forcimin e paqes dhe stabilitetit ne rajon. Nga ana e tij, Ambasadori i Federatës Ruse, Leonid Abramov shprehu kënaqësinë për pritjen e rezervuar dhe e njohu Metën mbi angazhimin që Qeveria ruse tregon ndaj Shqipërisë si një vend i një rëndësie të veçantë në rajonin e Ballkanit. Ai gjeti rastin të përsërisë edhe një herë ftesën e bërë nga Ministri Lavrov për Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Meta për të zhvilluar një vizitë në Federatën Ruse në një kohë të përshtatshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›