Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, të hënën vizitë zyrtare në Shqipëri
Të Hënën, datë 19 prill 2010, me ftesë të Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta, vjen në Tiranë për një vizitë zyrtare dy-ditore, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Skënder Hyseni. Mësohet se në orën 17:15 do të ketë një takim tete-a-tete i dy Ministrave të Jashtëm, dhe më pas një konferencë të përbashkët shtypi. Ndërsa të martën, kreu i diplomacisë kosovare do të zhvillojë takim me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, me Presidentin Bamir Topi dhe me Kryeministrin Sali Berisha.