Meta: Qytetarët sduhet të paguajnë më taksa për mitingje
04/02/2011 Kreu i LSI-së takon krerët e rretheve, prezanton objektivat për 8 majin
Lëvizja Socialiste për Integrim gjatë takimit me kryetarët e saj në rrethe ka prezantuar prioritetin kryesor për zgjedhjet e 8 majit: arritjen e fitores, me qëllim mbrojtjen e interesave më të larta të qytetarëve shqiptarë. Duke analizuar punën e kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës Edi Rama, kreu i LSI-së Ilir Meta deklaroi se taksat e qytetarëve shqiptarë po përdoren për mitingjet e Partisë Socialiste. Ndaj ai i konsideroi zgjedhjet e ardhshme lokale si ngjarjen më të rëndësishme të qytetarëve shqiptarë në tre muajt e ardhshëm për të vendosur marrëdhënie të reja me votuesit anembanë vendit. “Sepse qytetarët tanë gjithnjë e më shumë po bëhen dëshmitarë se bashkitë, komunat, resurset e tyre, taksat që paguajnë qytetarët tanë po shkojnë për mitingje. Po shkojnë për të mbushur autobusë, po shkojnë për të paguar njerëz për të sponsorizuar akoma më tej çështje të cilat zgjidhen përmes ligjit, zgjidhen përmes dialogut në institucione demokratike dhe mbi të gjitha duke harruar, nënvlerësuar dhe shkallmuar interesat e përditshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë shërbime më të mira publike dhe në radhë të parë nga të zgjedhurit vendor”, - theksoi Meta në fjalën e tij. Duke e vlerësuar si një mundësi të shkëlqyer 8 majin, kreu i LSI-së shprehu besimin se të gjithë përfaqësuesit e kësaj force politike, të çfarëdo niveli, do të dinë ta shfrytëzojnë këtë mundësi në mënyrën më efikase. “Më efikase për qytetarët, më efikase për vendin, më efikase edhe për vetë LSI-në, si një forcë që beson te komuniteti dhe është e vendosur për të kontribuar më shumë në shërbim të tij dhe të cilësisë së jetës dhe të shërbimeve që i takon çdo qytetari në këtë vend që paguan taksa”, - vijoi ai. Referuar paralajmërimeve të PS-së për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore, LSI-ja shprehet e gatshme për tu përballuar me çdo lloj skenari destruktiv, që synon të zgjasë mandate për pushtetarët vendorë në mënyrë të paligjshme dhe antikushtetuese. “Sepse nuk kanë kurajën, sepse nuk kanë bilancin për tu ballafaquar me votuesit e tyre, të cilëve ata iu përbetuan se do tu zgjidhnin shumë probleme katër vjet më parë në shkurt të 2007-s. Nuk mund të rrijë askush në këtë vend dhe në një zyrë publike, aq më tepër pozicioni që përcaktohen nga zgjedhjet, një ditë më shumë se mandati kushtetues”, - tha Meta. Në takimin me kryetarët e LSI-së në rrethe u diskutua për procesin e përzgjedhjeve të kandidatëve për këshilltarë, kryetarë komunash e bashkish nga strukturat e LSI-së. Meta u bëri thirrje krerëve të LSI-së në rrethe që të japin kontributin e tyre për të bërë të mundur realizimin e një procesi zgjedhor sa më transparent dhe me standarde evropiane.
LSI akuza selisë rozë për reformën
“PS ska vullnet politik për të ndryshuar Kodin Zgjedhor”
LSI-ja akuzoi PS-në për mungesë vullneti në realizimin e reformës zgjedhore në vend për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa shprehu gatishmërinë e saj për ti iniciuar këto ndryshime. “Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe nuk do të reshtim së kërkuari, sikurse kemi bërë prej vitesh, për të implementuar ndryshimet e duhura në Kodin Zgjedhor, por dihet se pala që e inicioi kodin që është në fuqi e mbi të cilin u administruan zgjedhjet e 28 qershorit, nuk ka vullnet për reformë zgjedhore, nuk ka vullnet për transparencë të vërtetë, sepse transparenca bëhet me ligj dhe duke përmirësuar ligjet, megjithatë është çështje e saj”, - tha kreu i LSI-së Meta. Ai sqaroi se, edhe nëse nuk gjendet vullneti politik për të reformuar Kodin, LSI-ja do të japë kontributin e saj për të respektuar ato rekomandime të OSBE–ODIHR-it që lidhen me elemente të tjera të administrimit të procesit zgjedhor. “Kemi folur edhe me zotin Luan Rama, edhe me zotin Ylli Manjani, si sekretar i ri i çështjeve zgjedhore, kemi folur edhe me kolegë të tjerë, me OSBE–ODIHR-in, se pavarësisht se është e mira që të ndryshojë kodi, përsëri ne të plotësojmë sa më shumë rekomandime të OSBE–ODIHR-it që nuk kanë të bëjnë me ndryshimin e tij, por me elemente të tjera të administrimit të procesit”, - deklaroi ai.
Angazhimi
“Jemi të vendosur për tu dhënë mundësinë qytetarëve shqiptarë për të ecur drejt një procesi zgjedhor transparent. Sepse nuk kemi frikë nga transparenca, përkundrazi, kemi nevojë dhe kërkojmë që të thellohet më tej transparenca, dhe kjo është ilaçi më i mirë jo vetëm për tu dhënë zgjedhjeve të 8 majit një standard akoma më demokratik, por edhe për ti dhënë fund çdo lloj paudhësie të cilitdo që për interesat e veta personale kërkon të provokojë kriza artificiale.”
Reagon mazhoranca politike e Vlorës
PD e PR: “Qytetarë, bojkotoni protestën e socialistëve!”
Dega e Partisë Demokratike në Vlorë u ka bërë thirrje përmes një deklarate për mediet të gjithë qytetarëve vlonjatë të bojkotojnë protestën e paralajmëruar nga Partia Socialiste. “Ju bëjmë thirrje për të mos u bërë pjesë e skenarëve të krijuar nga njerëz që kanë dëshmuar se për pushtet përfshijnë këdo e çdo gjë, pa keqardhje, pa qytetari e pa kursyer qetësinë e askujt”, - kërkohet nga demokratët e degës së Vlorës. “Të nderuar vlonjatë, në emër të qytetarisë, dashurisë për këtë qytet, vijoni ti lini, ata se meritojnë emrin vlonjat, ata se duan Vlorën tonë, ndryshe sdo ta kishin zgjedhur për të protestuar. Njerëzit që nesër do të ndjekin pas Eltar Dedën e Shpëtim Gjikën, le të jenë ata që do të sjellin me autobusë nga rrethe të tjera si mercenarë të paguar për çdo lloj skenari të tyre. Të dashur qytetarë të Vlorës, demokratë apo socialistë, ju që në këtë qytet keni pasur të shkuarën, që keni të tashmen e po ndërtoni dhe investoni për të ardhmen, bojkotoni protestën e nesërme”, - thuhet në deklaratë.
Edhe dega e Partisë Republikane u bën thirrje qytetarëve vlonjatë të bojkotojnë protestën e sotme, e cila sipas saj sështë e socialistëve, por e disa individëve që duan me çdo kusht të veshin petk pushteti.
Reagimi i PS-së për kreun e LSI-së
Xhaçka: Meta hajdut, të shkojë e të dorëzohet në drejtësi
Partia Socialiste shigjetoi ashpër kreun e LSI-së Ilir Meta. Pas deklaratës së bërë nga ky i fundit, erdhi reagimi i menjëhershëm i selisë rozë, e cila në një prononcim të shkurtër të deputetes Olta Xhaçka nuk kurseu gjuhën e akuzave ndaj ish-zëvendëskryeministrit Meta. “Ku e gjen vallë guximin Ilir Meta që të dalë akoma përpara publikut? Çfarë pafytyrësie duhet që të dalësh e të flasësh për arritje elektorale kur një vend i tërë të ka parë në punë e sipër duke vjedhur me bllok në dorë? Ky njeri, që sot do të duhej të gjente vend ku të futej pas asaj videohajnie të tmerrshme 700-mijeuroshe, ka guximin të akuzojë opozitën e të shesë mend se do të bëjë namin në zgjedhjet e ardhshme me ndjesë pastë Lëvizjen Socialiste për Integrim”, - u shpreh Xhaçka. Në emër të PS-së ajo i kujtoi Metës se “nëse i ka mbetur qoftë edhe një fije arsye, se për integritet e ndershmëri nuk mund të bëhet më fjalë, Ilir Meta duhet të bëjë të vetmen gjë që mund të bëjnë hajdutët e kapur me presh në duar: të shkojë e të dorëzohet në drejtësi, të lajë hesapet me ligjin dhe mbarë shqiptarët e më së paku të mos dalë e ti provokojë ata në televizion”.