E Diel, 1 Nëntor 2026

PS nuk po sillet si parti në një vend demokratik , por si krah i armatosur

04/02/2011  Deklarata e PBKD

Partia e Ballit Kombëtar Demokrat, me anë të një deklarate për mediat e ka konsideruar sjelljen e PS-së, si sjellje të një krahu të armatosur “Duke kërkuar dialog nga njëra anë dhe duke kërcënuar me demonstrata nga ana tjetër, opozita shqiptare sillet si krahu politik i një grupi të armatosur. Partia Socialiste ka grupin parlamentar më të madh që një opozitë ka patur ndonjëherë pas vitit 1991 dhe nuk shkon në parlament. Ajo ka pushtetin në disa nga bashkitë më të mëdha të vendit. Megjithatë, pavarësisht kësaj, PS nuk ndjek rrugën institucionale për të bërë politikë, por preferon të dalë në rrugë, si të ishte përfaqësuese e një grupi njerëzish të margjinalizuar. Kjo sjellje e opozitës reflekton një mungesë të madhe të saj: mungesën e emancipimit demokratik. Me protestën paqësore që opozita organizoi një javë pas demonstrateës së dhunshme të 21 janarit, ajo tregoi se grupet e dhunshme që sulmuan kryeministrinë në 21 janar, janë nën kontrollin e saj dhe ata nuk futen në veprim pa urdhër. Me termin institucione të pavarura në Shqipëri po spekulohet, me dashje apo pa dashje. Në Shqipëri, ashtu si në çdo vend demokratik, struktura shtetërore ka një hierarki në majë të së cilës qëndron Parlamenti. Gjithë institucionet e tjera, direkt ose indirekt varen prej tij. Nuk ka institucione jashtë ndikmit të Parlamentit, sepse do të ishin të jashtëligjshme. Parlamenti nuk është godina dhe 140 deputetët, por gjithë struktura ligjore e vendit” thuhet në deklaratën e kësaj partie

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›