Prokuroria, pushime çështjeve penale për zyrtarët e lartë
04/02/2011 Taks Forcë 133 dosje korrupsioni nga zyrtarët, nisin hetimet për 30 prej tyre
FIER- Duket se Prokuroria e Fierit do të zgjasë dhe më tej të pushojë disa çështje “delikate” që kanë tronditur opinionin fierak, por që bëhet fjalë për zyrtarët e lartë të tij. Në analizën 1- vjeçare të Prokurorisë së rrethit Fier prokurori i saj Besnik Cani ka pohuar edhe rastin e ish-drejtorit të Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve sh.a. Agim Plepi, dosjen e të cilit e ka deklaruar një çështje të mbyllur.
Favorizime?!
Bëhet fjalë për akuzën nga Auditi i Brendshëm i prefekturës Fier për kallëzimin penal ndaj ish-drejtorit Plepi për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Prokuroi Cane ka pohuar se ndaj Plepit nuk ka nisur procedimi penal duke u nënkuptuar se kjo dosje është mbyllur. Po kështu sipas prokurorëve, megjithëse në burime konfidenciale, mësohet se edhe kallëzimi penal depozituar këtë të hënë për shpërdorim detyre ndaj kreut të Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj, kallëzim ky penal nga kreu i Këshillit Bashkiak të Fierit Admirim Shehu, ka gjasa të pushohet. Për sa i përket pushimit të çështjes ndaj Agim Plepit Prokuroria e rrethit Fier del me pohimin se ndaj tij Auditi i prefekturës nuk ka prova të mjaftueshme për të nisur procedimin penal, ndaj nuk janë siguruar provat e mjaftueshme. Por është i mendimit kundër prefekti i qarkut Fier Bujar Hasa, i cili ka pohuar se ndaj ish-drejtorit të Ndërmarrjes së Ujësjellësit, Agim Plepi, ka prova të mjaftueshme sepse paraqiten shkelje të tij nga Agjencia e Prokurimeve Publike dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Kallëzimi penal ndaj kreut të Bashkisë Fier Zeqaj sipas burimeve brenda Prokurorisë Fier do t’i delegohet Taks- Forcës, e cila deri tani ka nën akuzën për korrupsion 133 zyrtarë. Taks-Forca, e cila ka filluar qysh në 2009 ndonëse e mangët në drejtim të organikës ka një numër të madh kallëzimesh ndaj zyrtarëve në akuzën e korrupsionit aktiv dhe pasiv, shpërdorimit të detyrës, ku nga këto 52 procedime penale janë të bartura nga viti i kaluar. Sipas kreut të Taks-Forcës në Fier, 80 zyrtarë akuzohen për veprën penale të korrupsionit pasiv dhe 22 procedime janë nga fusha e tatimeve. Janë çuar në Prokurorinë e Fierit për fillimin e hetimeve 30 raste. Pavarësisht këtij numri të konsiderueshëm dosjesh duket se asnjë prej tyre nuk u është përfunduar gjykimi nga Gjykata e Shkallës së Parë të rrethit gjyqësor Fier, çka dëshmon jo vetëm për zgjatje të seancave gjyqësore qëllimisht deri në mbarim të afatit të gjykimit, por edhe padëshirën e këtij organi për të cenuar ish-zyrtarët.