Meta-Rahmon, njohjet për shtetin e Kosovës duhet të avancohen
Në kuadrin e Sesionit të 37-të të ministrave të Jashtëm të vendeve të Organizatës së Konferencës Islamike, i cili po zhvillohet në Dushanbe të Taxhikistanit, zv.kryeministri, njëkohësisht ministër i Jashtëm, Ilir Meta, u prit dje në një takim të veçantë nga Presidenti i kësaj Republike Emomali Rahmon. Mësohet se gjatë takimit bilateral ai dhe presidenti Rahmon shkëmbyen mendime rreth forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Taxhikistanit. Kjo, sipas tyre, mund të arrihet përmes intensifikimit të vizitave dypalëshe në nivele të larta dhe nxitjes së investimeve në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në sektorët energjetikë dhe agrarë. Ndërkaq, vëmendje e veçantë në takim iu kushtua domosdoshmërisë së avancimit të procesit të njohjes së pavarësisë së Kosovës, e cila gjeti mirëkuptimin e Presidentit të Taxhikistanit.
19 Maj 2010