E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Rama i shmanget debatit me Berishën

TIRANE-Ministri i Jashtëm, Ilir Meta i sapokthyer nga takimi i NATO-s në Talin të Estonisë mbajti mesditën e së shtunës një konferencë mbi rezultatet e takimit. I pyetur nga mediat sesi e komenton deklaratën e bërë pak minuta më parë te Rames, rreth ftesës së Berishës për një debat publik Rama-Berisha, Meta mendon se Rama u shmanget debateve. “Do të thotë që Rama i shmanget debatit”, tha shkurt Meta.
Sipas tij, në këto momente ku ndodhet vendi, forcat politike të kujtdo krahu politik duhet të bashkëpunojnë për integrimin e vendit. “Cdo faktor politik, cdo aktor duhet të jetë pjesë e procesve integruese”, sugjeroi Meta.
Deklarata bëhet në kuadër të ftesës për debat që Berisha i bëri Ramës gjatë një Forumi për Median një ditë më parë. Sot kreu i socialistëve Edi Rama tha se një do i përgjigjej një ftese për debat me Berishën, vetëm nëse kreu i qeverisë plotëson kërkesën e PS për hapjne e kutive të votimit të 28 Qershorit 2009.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›