E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: NATO vlerësime Shqipërisë

TIRANE-Ministri i Jashtëm Ilir Meta pas kthimit nga Estonia, ku mori pjesë në një takim me homologët e tij, deklaroi se Shqipëria ka marrë vlerësime për politikën konstruktive dhe rolin e saj në rajon.
Në konferencën për shtyp, kreu i diplomacisë shqiptare u shpreh optimist për procesin e liberalizimit të vizave, që sipas tij shënon progres të vazhdueshëm.
Me këtë rast ai i kërkoi të gjithë faktorëvë dhe aktorëve politikë në vend, që të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të jenë kontribues në proceset e mëdha integruese që po përjeton Shqipëria.

Duke folur për ministerialin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, Meta deklaroi se vendimi më i rëndësishëm për këtë ministerial ishte ftesa për Bosnjën.
Sipas Metës, me këtë hap, Bosnjës i hap përfundimisht mundësia që të bëhet pjesë e Aleancës në një të ardhme jo shumë të gjatë.

“Një nga vendimet më të rëndësishme të këtij ministeriali për të cilën Shqipëria ishte angazhuar ishte edhe ftesa për Bosnjën, një korridor që në të ardhmen do të bëjë këtë shtet anëtare me të drejta të plota të NATO-s”, tha Meta para pak momentesh.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›