E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha dhe Mujezinovic ne TOB per heqjen e vizave

Kryeministri i Bosnje-Hercegovines Mustafa Mujezinovic beri dje nje vizite ne qytetin e Beratit i shoqeruar dhe perfaqesuesi i Bashkimit Evropian per Bosnjen Valentin Inzko. Ndalesa e pare ishte ne Bashkine e Beratit ku eshte pritur nga kryebashkiaku Fadil Nasufi ku ne qender te bisedimeve ishte afrimi dhe bashkepunimi sa me i madh i Bosnje-Hercegovines me Shqiperine dhe me te gjitha qytetet e saj. Ne vazhdim te axhendes se tij Kryeministri Boshnjak vizitoi me nga afer vlerat muzeale te qytetit te Beratit. Ndersa ne darke Kryeministri Sali Sali Berisha dhe Kryeministri i Federates se Bosnje-Hercegovines Mustafa Mujezinovic ishin te pranishem ne koncertin festiv ne Teatrin e Operes dhe Baletit qe organizohet per procesin e liberalizmit te vizave midis dy vendeve. Ky koncert pason koncertin e organizuar ne Sarajeve me 3 shkurt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›