E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Meta, tani minister i Berishes per opoziten"

Socialistet akuzojne kreun e LSI-se se eshte kthyer ne nje minister te Berishes qe merret me opoziten. Referimi ka ardhur, menjehere pas akuzave te liderit te LSI se Rama po blen drejtues te partise qe drejton rivali i tij i majte. "Ilir Meta eshte kthyer ne minister i Sali Berishes qe merret me opoziten. Ai ben sikur kerkon largimin e Berishes, por ne fakt mes Berishes e bashkimit te ri opozitar, ai ka zgjedhur Berishen", ka qene akuza e forte e zedheneses se kryesise se PS, Mimi Kodheli, dje ne nje deklarim per mediat. Madje ajo e ka akuzuar ate se ka lidhje me liderin e mazhorances se djathte, pavaresisht akuzave qe i ben atij. "Ilir Meta dhe Sali Berisha jane dy anet e te njejtes medalje te politikes se vjeter te baltes e mllefit. Te votosh per Meten do te thote te zgjasesh dhe 4 vjet sundimin e Berishes. Ja pse ata qe duan ndryshimin e madh ikin nga oborri i partise private te Ilirit e Monikes dhe shtojne fuqine e ndryshimit", eshte shprehur Kodheli. Zedhenesja socialiste nuk ka munguar edhe njehere te kujtoje se me politiken e mllefit asgje nuk mund te arrihet, prandaj per te, po ikin njerezit nje nga nje nga partia qe drejton Ilir Mete. Nderkohe qe dje Meta ka nxjerre per te reaguar nenkryetaren e re te LSI-se, Erisa Xhixho. "Qytetaret shqiptare, nuk kane nevoje per nje rokade brenda KASTES e kupoles mafioze politike, te perfaqesuar nga Rama dhe Berisha", tha ajo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›