E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Rama shkaktoi krizen artificiale. Po ben politike te neveritshme

Inkoherenca ka qene vazhdimisht e pranishme. Duket qarte qe dhe vete opozita ka qene e bindur qe kerkesa e saj ka qene anti-kushtetuese dhe anti ligjore dhe eshte mbajtur si kerkese ultimative per te dmetuar proceset integruese te Shqiperise per te shkaterruar procesin e liberalizimit te vizave dhe njekohesisht per te penguar dhe marrjen e statusit te vendit kandidat eshte shprehur kreu i LSI-se Ilir Meta. Me keto fjale kryetari i LSI-se Ilir Meta ka komentuar qendrimin e ri te socalisteve per terheqjen nga fletet e votimit ne hetimin e zgjedhejve te 28 qershorit.

Meta fajesoi direkt Edi Ramen si shkaktarin e krizes artificiale te krijuar ne vend qe bllokoi dhe marrjen e statusit te vendit kandidat te Shqiperise ne BE. Ai e cilesoi ket sjellje te Edi Rames si te neveritshme. Insistues eshte shfaqur kreu i LSI dhe per fillimin e punes se reformes elektorale. Duke permendur nevojen urgjente per ndryshimin e kodit elektoral Meta beri serish pergjegjes kryesocialistin Edi Rama per antikushtetueshmerine e ketij ligji.

Edhe keto probleme te cilat jane pranuar qe kane ardhur nga zgjedhjet e fundit ne radhe te pare jane pergjegjesi e vete Edi Rames natyrisht dhe Partise Demokratike dhe sigurisht qe eshte detyrimi i te gjithve qe tani te zhvillojme me shpejtesi reformen zgjedhore dhe te permiresojme kodin zgjedhor sipas rekomandimeve te OSBE/ODIHR tha Meta.

Adi Darsi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›