Meta: Rama te degjoje nderkombetaret
TIRANE- Zvkryeministri i vendit njeherazi minister i Jashtem dhe kryetari i LSI-se Ilir Meta i ka kerkuar sot kreut te PS Edi Rama te heqe dore nga kerkesa per hapjen e kutive dhe te kthehet ne Kuvend."Rama duhet te degjoje mire nderkombetaret por edhe eksponentet brenda PS"- tha Meta pas inaugurimit te ambasades sllovake ne vendin tone.Sipas Metës Rama po kërkon të rikthehen vitet ’90 kur u rrëzua qeveria nëpërmjet demostratave. “Deklarata e djeshme të zotit Rama për përmbytjes e pushtetit me dhunë dhe përmbysjen e kutive bashkë me qeverinë janë vërtet alarmante për të kuptuar degradimin e politikës së partisë më të madhe të opozitës. Në një moment kur të gjithë shqiptarët presin dhe kërkojnë bashkëpunim për të shpejtuar ditën e liberalizimit të vizave. Kur u kërkohet nga të gjithë shqiptarët por edhe nga partnerët tanë europianë e ndërkombëtarë që të përfshihen në procesin e përgjigjeve për pyetësorin e KE dhe procesit të përgatitjes së Shqipërisë, bëjnë thirrje për tu kthyer në vitet 90 për të rrëzuar qeverinë nëpërmjet demostratave dhe përmes rrugës.”- tha Meta. Zv kryeministri tha më tej se maxhoranca është treguar e hapur për ti dhënë shumicën në një komision hetimor për zgjedhjet sic kërkon PS(s.g/BalkanWeb)